Jimmy Carter: Donald Trump është president ilegjitim. Erdhi në detyrë falë ndërhyrjes ruse

Postuar në 29 Qershor, 2019 03:26

Nëse je deklaruar fitues në zgjehdje të kontestuara, apo të provuara se ka patur ndërhyrje, atëherë quhesh ilegjitim. Kjo vlen edhe për një president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që konsiderohet vendi shembull për demokracinë. Zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA vijojnë të konsiderohen një shembull i keq historik, për shkak të ndëryrjes ruse në to, apo presupozimit të ndërhyrjes ruse. Për ish-presidentin amerikan, nobelistin e Paqes, Jimmy Carter, Donald Trump është një president ilegjitim pikërisht për këtë arsye.

Presidenti vetë duhet ta dënonte këtë gjë, të pranonte se kjo ka ndodhur, siç ranë dakord për ta thënë 16 agjenci inteligjente. Dhe nuk ka dyshim se rusët ndërhynë në zgjedhje dhe unë mendoj se ndërhyrja, ndonëse ende e pasqaruar se deri në ç’shkallë shkonte, nëse do të hetohej plotësisht do të tregonte se Trump nuk i fitoi zgjedhjet në vitin 2016. Ai i humbi ato dhe e mori detyrën sepse rusët ndërhynë në favor të tij. Bazuar në këtë, mendoj se Donald Trump është një president ilegjitim

tha Carter gjatë një bisede zhvilluar në qendrën “Carter” me rastin e një aktiviteti për të drejtat e njeriut.

Çështja është parimore, por Trump deri më tani e ka quajtur këtë si mit të krijuar nga media dhe kundërshtarët e tij politikë. Në Samitin e G20, ai iu drejtua me humor homologut rus, Putin duke i kërkuar të mos ndërhyjë në zgjedhjet amerikane, një formë talljeje me ata që thonë se ai është në zyrë si pasojë e Putin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.