Pse socialistët kujtohen tani për gruan e Presidentit? (Video)

Postuar në 13 Qershor, 2019 11:44

Me shfuqizimin e datës së zgjedhjeve nga Presidenti, socialistët kanë hapur edhe një tjetër debat, atë mbi moralin e zotit Meta, duke qenë se gruaja e tij është bashkëkryetare e opozitës dhe kësisoj kreu i shtetit sipas shumicës po bëhet palë me kundëërshtatët e mazhorancës.

Rudina Hajdari që përfaqëson opozitën e re në parlament me mbështetje të hapur nga ambasada amerikane u ndal te ky moment që socialistët e përkufizojnë si konflikt interesi.

Hajdari, fjalimi i të cilës mund të lexohet edhe si intereferencë e qëndrimeve të ambasadës së SHBA ngriti në parlament pyetjen nëse mazhoranca e kishte marrë në konsideratë këtë argument kur me konsensus të plotë zgjodhi zotin Meta president.

Zonja Hajdari la të kuptohet se socialistët nuk duan të dëgjojnë për një Pazar që kryetari i tyre dhe zoti Meta bënë për të zgjatur pushtetin e njëri-tjetrit, ndaj dhe janë kapur pas interpretimeve për kushtetueshmërinë e dekretit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.