Shake baby shake...!

Postuar në 06 Qershor, 2019 20:08

Imazhi është preokupimi kryesor i kësaj qeverie që duhet thënë se ka korrur jo pak sukses në këtë drejtim.  Kur punon me Edin nuk ka rëndësi përmbajta,  mjafton të jesh profesiont në dukje buzëqeshje, pozim, gjestikulim etj..

Është nga ato raste ku suksesi parathuhet.  Shembulli më i mirë është Edi me me poturet dhe atletet e tij të veçanta, pas tij kllouni Erion Veliaj  apo zonja Belinda.

Rishtari Gent Cakaj është padiskutim një yll në vetvete  dhe i adoptuar më së miri me huqet e Rilindjes,  ku shijet edukohen nga lart poshtë.  Dashur pa dashur kujdesi për imazhin të bën kapriçoz dhe kështu si pa e kuptuar fotografimi i suksesit të rremë apo  shtirja publiçitare kthehet në qëllim në vetevete, madje ambicje qeveritare.

Ministrit në fjalë i ka shkarë pa dashur në media një komunikim me stafin e ministrisë, ku kërkon llogari pse zyra për shtyp nuk i kishte përzgjedhur një foto më optimiste për të shoqëruar lajmin e takimit me ministrin e jashtë holandez, Stef Blok. “A kom handshake më të mirë”-shkruan ministri i pakënaqur me paraqitjen, duke fshirë menjëherë mesazhin sapo kuptoi që komunikimi i tij me stafin kishte kaluar në chat-in e gazetarëve. Këta të fundit  kanë bërë komentet e rastit.

 

Sa për përmbajtjen e takimit me zotin Blok, njoftimi i ministrisë shkruan se “në pajtim të plotë Ministri Cakaj dhe Blok, kanë përqafuar konsideratat e Komisionit për rëndësinë strategjike të procesit të zgjerimit në Ballkanin Perëndimore në përgjithësi”.  Ndërsa më herët, vetë zoti Blok me çunat e Holandës në parlament e bënë të qartë se Shqipëria nuk ka shanse të marrë aprovimin e Holandës për negociatat. http://www.panorama.com.al/celja-e-negociatave-qeveria-e-holandes-mban-dyert-e-mbyllura-per-shqiperine-ka-ende-nje-rruge-te-gjate/ Të rrijmë shtrembër e të flasim drejt, këtu nuk ka shumë vend për entusiazëm dhe për Cakajn ka qenë siklet i madh  të bënte velinën në versionin “shakë baby shake” dhe gjithë këtë shfaqje t’a prishte një vartës i rëndomtë në zyrën e shtypit të ministrisë. “Shake baby Shake...”

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.