Biznesi rrit presionin, paralajmëron “veto” me taksat

Postuar në 20 Maj, 2019 21:31

Për herë të parë situata politike ka vënë në lëvizje edhe botën e biznesit. Forumi i Dhomave të Tregtisë dhe shoqatat e sipërmarrjes private i bënë apel partive në vend për zgjidhjen e krizës politike, pasi mungesa e stabilitetit politik e shoqëruar me një rënie të ekonomisë vitet e fundit ka goditur drejtpërsëdrejti konsumin dhe ka favorizuar rritjen e informalitetit në ekonomi.

Mira Pogaçi, përfaqesuese e Shoqatës se Biznesit të Pakicës tha në një tryezë të mbajtur me pjesëmarrjen e disa shoqatave se konsumatori ndihet i pasigurt për të ardhmenm, ka tkurrur blerjet duke ndikuar direkte mbi xhirot dhe të ardhurat  e tregut me palicë.

Nikolin jaka, kreu i dhomës së Tregtisë dhe Industrisë deklaroi se  një dëm që i është shkaktuar biznesit është edhe kalimi në depozitë i 1 mld euro i sipërmarrjes shqiptare . Siupas tij, në Shqipëri jo vetëm ka rënë ndjeshëm qarkullimi tregtar, por është rritur në mënyrë të frikshme edhe informaliteti. Përvec sipërmarrjes private, kjo situatë po ndikon edhe tek  invetsitorët e huaj në vendin tonë, ku efektet e para i ka ndjerë sektori i turizmit. Alban Zusi nga Shoqata e Prodhuesve të Vegjël tha se qëndrimi i biznesit mund të përshkallëzohet dhe një nga mënyrat është mosderdhja e taksave fillimisht për 1 muaj. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.