PD e padit për falsifikim, Gjonçaj mbron partine e Patozit

Postuar në 18 Maj, 2019 16:19

PD  paraqiti dokumenta që sipas saj provojnë se Bindja Demokratike e Aastrit Patozit është regjistruar në zgjedhje në kundërshtim me ligjin.  Sipas sekretarit për çështjet zgjedhore, Ivi Kaso kuvendi  ka lëshuar vërtetim fallco për deputetin Andi Përmeti, i cili nuk ka 6 muaj që ka marrë mandatin siç thuhet në shkresën e Kuvendit por 1 muaj.  

“Sipas ligjit që një kandidat i një partie politike të regjistrohet nga KZAZ dhe KQZ në zgjedhje, duhet të paraqesë një vërtetim që partia politike zotëron një mandat deputeti të paktën 6 muajt e fundit. Në të kundërt, duhet të mbledhë firma nga votuesit e secilës zonë, ku kandidon”

Bindja Demokratike nuk përmbush asnjërin nga të dy kushtet ligjorë. Partia e krijuar në paradhomën e Edi Ramës ka paraqitur kandidatë fallco në zgjedhjet fallco me një vërtetim fallco nga Kuvendi i Shqipërisë.

Nisur nga ky dokument PD ka paditur për shpërdorim detyre Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit, Genci Gjonçaj.  dhe akuzon kryeministrin Rama, se po përdor çdo mjet, po shkel ligjin zgjedhor dhe po manipulon procesin ende pa nisur për llogari të paterices së tij, Bindjes Demokratike.

“Edi Rama po tenton të regjistrojë në kundërshtim me ligjin kandidatë të një partie të krijuar në paradhomën e Edi Ramës, e cila u regjistrua në gjykatë me ndihmën e Edi Ramës, me firma të falsifikuara, edhe atje në kundërshtim flagrant me ligjin.Në një akt të paprecedentë, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka falsifikuar dokumentet zyrtare, duke lëshuar për partinë fantazëm të Edi Ramës një vërtetim, sikur përfaqësohet në Kuvend nga një deputet që ka 6 muaj që ushtron mandatin e tij”

Por sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit Genc Gjonçaj në një reagim të tij thotë se nuk ka asnjë shkelje ligjore në dokumentin që i është paraqitur Komisionit të Zgjedhjeve për deputetin Andi përmeti. Sipas tij, pika 3 e nenit 68 është e qartë kur përcakton se për t’u regjistruar në zgjedhje partia duhet të ketë mandat deputeti ne 6 muaj e fundit. Ai thotë se Përmeti është në rregull me dispozitën pasi zotëron mandat që pres 25 Prillit të këtij viti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.