Unanimitet në favor të Qipros dhe kundër Turqisë

Postuar në 10 Maj, 2019 12:35

“BE-ja mbështet Qipron në mosmarrëveshjen e saj me Turqinë për shpimet në det të hapur”. Kështu deklaroi Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk pas samitit informal të Rumanisë, ku ishin të pranishëm krerët e vendeve të BE-së.

"BE-ja qëndron e bashkuar së bashku me Qipron dhe pret që Turqia të respektojë të drejtat sovrane të shteteve anëtare të BE-së"-tha Tusk në një konferencë për shtyp pas përfundimit të takimit.

Partnerët europianë dënuan  veprimet e paligjshme të Turqisë në Mesdhe dhe Zonës Ekluzive Ekonomike në një rast të rrallë unanimiteti të liderëve të BE-së. Burime diplomatike thanë se BE mund të avancojë në sanksione kundër personave të lidhur me kompanitë që angazhohen në veprime në Zonën Eksluzive Ekonomike. Ndërkaq gjigantët e energjisë “Totale” dhe “Eni” do të zgjerojnë praninë e tyre në ZEE-në e Qipros, dhe më konkretisht në bllokun 7.Në takim u fol edhe për Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë, zkryeministri grek Cipras theksoi rëndësinë për të dhënë sinjale pozitive për zgjerimin e BE. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.