Me garancitë e Gjiknurit dhe ambasadores gjermane

Postuar në 08 Maj, 2019 12:54

Politika e ka ulur integritetin në dysheme, duke e kthyer vendin në një republikë ekzotike për ambasadorët. Nën drejtimin e Damian Gjiknurit dhe Rudina Hajdarit mazhoranca shpalosi vizionin e saj për të standartizuar rregullat e lojës, ku në tryezë ishin edhe disa diplomatë të huaj.

Se çfarë kuptimi ka prezenca e tyre në një Komision të Parlamentit shqiptar, e aq më tepër akomodimi në cilësinë e aktorëve që mund të japin sugjerime politike, këtë e di Damian Gjiknuri që s’ka sesi të mos krijojë kushtet që zëri i ambasadorëve të dëgjohet, për të mirën e Shqipërisë kuptohet. Dhe ambasadorja gjermane nuk vonoi të japë sugjerime dhe të marrë vendime.

“Mirëpresim faktin që puna për reformën zgjedhore po vazhdon, pavarësisht faktit se e ashtuquajtura opozita e vjetër u largua nga Parlamenti. Pa zvogëluar rolin e opozitës së re, dua të them se është për të ardhur keq që PD dhe LSI nuk e kanë pranuar ftesën tuaj për t’u bërë pjesë e këtij procesi të rëndësishëm”.

Gjiknuri i doli borxhit opozitës, tani ka vendosur t’u japë shqiptarëve garanci për mosdeformimin e votës, me ndihmën edhe të partnerëve që votën e lexojnë jashtë çdo ndikimi tjetër sigurisht.

Comments

Submitted by X (not verified) on

Per te ardhur keq qe PD e LSI nuk kane degjuar thirrjet e PS per bashkepunim?

Ne fakt eshte per te ardhur keq imponimi i pluralizmit fallco qe imponohet nga "miqte" ambasadore! Dalja jashte sistemit e opozites nxjerr ne pah fallsitetin e sistemit pluralist te imponuar! Shqiptaret mund te jene te dobet si komb ne organizimin e tyre, por debile nuk jane, ne ate mase qe perpiqen te ashtequajturit "miq" ambasadore ti trajtojne!

Keta "miq" te Shqiperise po testojne shkallen e nenshtrimit dhe te inferioritetit te shqiptareve! Tani cdo gje varet nga ne deri ku do ta pranojme testimin e tyre provokues!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.