Ky ka qenë president i Republikës, mban "syze satelitore"

Postuar në 31 Mars, 2019 15:26

Pak kohë më parë, ish presidenti Bamir Topi, ka bërë të ditur, madhështinë dhe sidomos veçantinë e syzeve të diellit, që ai disponon. Në një intervistë në mes të ullishtes së banesës së tij, ish presidenti Topi, i ka deklaruar gazetares Bieta Sulo, se këto syze të rralla i shkojnë shumë formatit të tij. Mendohet se syzet e Bamir Topit janë prodhim limited edition (prodhim i limituar). Në të gjithë botën janë bërë vetëm njëqind syze të tilla. Në Ballkan, këto syze, pëveç Bamir Topit, i disponon edhe Tom Doshi dhe Nikola Gruevski. Emri i syzeve të rralla është “Diplomat I” nga Maybach dhe këto syze janë të pa-vjedhëshme. Nëse dikush do të përpiqet t’ia vjedhë këto syze Bamir Topit, menjëherë lajmërohet sateliti lart, që kontrollon mbarë botën. Sateliti jep të dhëna mjaft interesante kur këto lloj syzesh vidhen.

Së pari, sateliti lajmëron a i shkon kjo lloj syzeje, formatit të atij që i ka vjedhur. Sateliti tregon njëkohësisht, nëse personi që i ka vjedhur, nuk i do për përdorim vetjak, por për t’ja shitur një njeriu me formatin e përshtatshëm për këto syze. Ky njoftim i yni, nuk ka pikë rëndësie, nëse nuk shihni videon e mëposhtme:

Burimi: TPZ.al

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.