Leximi i Danielsson për situatën: Në Tiranë askush nuk e do dialogun

Postuar në 07 Mars, 2019 13:20

Kryefjala e vizitës në Tiranë të Drejtorit të Zgjerimit, Christian Danielsson ishte sërish nevoja për të ruajtur stabilitetin, por ndryshe nga misioni i javës së kaluar, zyrtari i lartë i BE-së, tregoi një qasje më të baraslarguar në raport me palët. 

Përtej mosdakordësisë me daljen nga parlamenti të opozitës, ai foli për nevojën e një udhëheqje të përgjejgjshme për vendin në raport me kërkesat e Brukselit.

Konstatimi i bërë prejt tij duket një lexim më realist i situatës, ku sipas zyrtarit të BE asnjë nga palët nuk e dëshiron dialogun.

Është fatkeqësi që Shqipëria sot gjendet në kurth, le ta themi nga mungesa e stabilitetit. Forcat politike duhet të luftojnë për reformat e përbashkëta. Duhet udhëheqje e përgjegjshme për ta afruar vendin me BE. Sa i përket opozitës kam theksuar që vendimi i anëtarëve për të djegur mandatet në bllok minon rrugëtimin e Shqipërisë në BE.  Pasiguria duhet kaluar në mënyrë urgjente. Parlamenti është shtyllë e shtetit, motori i çdo demokracia të pjekur. 
Pra duhet një dialog konstruktiv. Parlamenti është thelbësor në demokraci dhe parlamenti duhet ta luaj rolin plotësisht. Kjo është përgjegjësia e maxhorancës dhe opozitës. Bojkotimi nuk është në një linjë me këtë qasje dhe kjo nuk çon drejtë dialogut. Nuk dëgjova ndonjë gjë që çon drejtë dialogut. Mendoj se duhet theksuar ajo që u tha nga zonja Mogerini dhe zoti Hahn, pra që ky bojkot është kundër produktiv dhe minon proceset e integruese. Është e rëndësishme që këto protesta të jenë të paqësore dhe ata që i organizojnë të tregohen të përmbajtur dhe të mos nxisin dhunë
”-ka thënë Danielsson.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.