Haradinaj: Na kanë kërkuar të lëshojmë Veriun

Postuar në 30 Janar, 2019 14:18

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duket se po mbetet një ndër të paktët zëra që deklaron se është për ruajtjen e tërësisë tokësore të Kosovës. Në Tiranë dhe në Prishtin, të gjithë duket se janë dakord për shkëmbim territori dhe në këtë garë për t’ia pagëzuar edhe shekullin e 21-të me poshtërim shqiptarëve është edhe komuniteti ndërkombëtar.

Kërkohet me u përmbyllë marrëveshja Kosovë-Serbi dhe është mirë me u përmbyllë. Ne kemi kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare. Por, ndërkombëtarët na kanë thënë se çka jepni ju me ju njoftë Serbia, vazhdimisht na e kanë bërë këtë pyetje. Ne i kemi thënë se i kemi 20 mijë të dhunuara, persona të zhdukur. Atëherë kanë lyp që ne me dhënë veriun atje që i kemi disa miniera. Dhe kanë thënë jepne ju do tokë se ju njohin, ose nëse nuk jepni tokë jepni një republikë brenda Kosovës, një Zajednicë. Për këtë arsye e mendojmë si send normal se ju e keni pa Amerika dhe Kina tani janë në një luftë tregtare. Tash Anglia po ndahet nga BE. Unë po i luti kolegët e mi, edhe Kadrinë, edhe Hashimin, Albinin, Isën, nëse na e jep njohjen Serbia po ia kthejmë tregun se ja kemi marrë tregun. Nëse ne duhet me e kthy këtë treg, unë po ta jep tregun ti ama njohjen. Nuk po besoj që po e teprojmë, mua po më vyn njohja shumë ama ta jap tregun

është shprehur Haradinaj gjatë një fjale të mbajtur në Akademinë Përkujtimore në 22- vjetorin e rënies së Heronjve të Kombit, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu në Junik. Deklarimi i kryeministrit të Kosovës erdhi një ditë pasi Kadri Veseli, partner i tij në qeverisje kërkoi heqjen e taksës 100% me Serbinë që është kthyer pika kritike në tensionin me Kosovën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.