Rusia tenton "rikthimin" në Greqi

Postuar në 03 Dhjetor, 2018 22:04

Kremlini duket se ka hedhur pas krahëve incidentin me diplomatët e vet në Greqi për të parë nga e ardhmja. Largimi i Nikos Kotzias duket se ka thjeshtuar gjërat, për shkak se presioni grek që çoi në largimin e diplomatëve rusë të dyshuar për veprimtari spiunazhi, lidhej shumë me emrin e ish-ministrit të Jashtëm grek. Në një prononcim të agjencinë Tass, ambasadori rus në Greqi, Andrey Maslov ka folur madje për një vizitë të kryeministrit grek, Aletxis Tsipras në Moskë, duke shtuar po ashtu se në fushën e bashkëpunimit ushtarak ka shumë për të bërë mes të dyja vendeve. Maslov ka theksuar se aktualisht bashkëpunimi ushtarak përqendrohet në mirëmbajtjen e sistemeve ushtarake ruse që përdoren nga pala greke.

Malsov po kështu e ka quajtur krizën e fundit të tejkaluar.

Përçapja ruse vjen në një kontekst shumë dinamik në Egje, kur mes Athinës dhe Turqisë është duke u fermentuar një krizë nervash që vështirë se në planin afatmesëm do të zgjidhet pa ndonjëpërplasje. SHBA ka miratua hapur së fundmi zhvillimin e kërkimeve nga Exon Mobile në Zonën Ekskluzive Ekonomike të Qipros, vend që zyrtarisht është në aleancë me Greqinë dhe Izraelin për kërkimin e naftës dhe gazit në Egje apo Mesdheun Lindor. Pak ditë më parë përfaqësues të Departamentit të Shtetit vizituan zonat në Egje duke u shprehur hapur pro Greqisë dhe Qipros në kërkimet në këtë zonë. Nga ana tjetër, Rusia “fitoi” betejën me SHBA për furnizimin me armë të kësaj të fundit, që zgjodhi sistemin S 400 përkundrejt blerjes së avionëve F 35 nga SHBA. Vetëm dje ministri i Jashtëm turk, Cavusoglu deklaronte se blerja e sistemit në fjalë ishte opsioni më i mirë, duke ekspozuar kështu ndër të tjera faktin se keqkuptimi me SHBA ka kaluar në kushtet e një krize të qëndrueshme.

Nga kjo pikëpamje oferta ruse për armatosjen e Greqisë, apo pajisjen e saj me armë të reja ruse është një politikë që shtyn rivalitetin në një zonë ku SHBA ka disa vite që ka humbur terren. Rusia luajti një rol jo të vogël edhe në zgjidhjen e kërkesave të Izraelit në Siri, kur de facto urdhëroi tërheqjen e postave iraniane nga kufiri me Sirinë. Në vitet e shkuara Greqia nuk e ka refuzuar bashkëpunimin ushtarak me Moskën, duke bërë pjesë të arsenalit të vet sisteme të ndryshme mbrojtëse, por mbetet pak e vështirë vijimi i kësaj politike në kushtet kur SHBA po kushtëzon politikish blerjen e armëve të tilla dhe kur prezenca e saj në Greqi është thelbësore në ruajtjen e interesave greke përballë Turqisë.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Sa filorus.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.