Kryeministri heq qafe bezdinë e 21 janarit. Shet drejtësinë dhe shpall ca dëshmorë

Postuar në 03 Nëntor, 2018 12:50

Top-Channel raportonte dje se qeveria ka bërë disa ndryshime në ligjin “Për Statusin e dëshmorit”. Sipas këtij televizioni statusin në fjalë  e bashkë me të edhe përfitimet minimale që burojnë prej tij e përfitojnë personat që kanë marrë pjesë të paarmatosur në tubimet paqësore dhe pa armë për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. 

TCH e interpreton këtë dispozitë si rrugë që katër viktimat e 21 janarit 2011 të marrin statusin e dëshmorit. 
Vendimi vjen ndërkohë që ka disa opinione se çështja në fjalë duhet rihapur nga drejtësia. Dhe në fakt vendimi i drejtësisë ndan siç duhet statusin e viktimës nga ai i dëshmorit, pasi për ngjarjen në fjalë palët janë të ndara. Edhe në planin politik, proteta e 21 janarit ishte protestë e braktisur, pasi ai që e organizoi nuk u shfaq përtej urës së Lanës në bulevard. 

Trajtimi në këtë mënyrë ka edhe një aspekt pak cinik. Nëse kjo bëhet për të hequr qafe bezdinë e ceremonive të përvitshme apo kërkesat e vazhdueshme në media, atëherë kjo e dhunon për së dyti edhe atë pak shpresë që dikush ushqeu tek ajo protestë. Pasi po të qe për një pension mujor këtë e bënte shumë mirë edhe qeveria e Sali Berishës. Mesa dukt këtu e ka reduktuar këtë çështje edhe qeveria e z. Rama që shpall dëshmorë sipas midesë. Kuptohet nëse interpretimi i TCh do të konfirmohet si i vërtetë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.