Në sirtar padia e PD për Bjarke Ingels

Postuar në 09 Tetor, 2018 13:35

Para pak javësh, kryetari i opozitës, Lulzim Basha deklaroi se Partia Demokratike do padiste penalisht arkitektin e projektit për Teatrin e Ri, belgun Bjarke Ingels. Një deklaratë që u bë në kulmin e retorikës politike për Teatrin Kombëtar.

“Për Bjarke Ingels po përgatitet një padi penale. Po përgatitet gjithçka dhe në Prokurorinë belge. Dhe mbi çdo blerësi që po merr pjesë në këtë krim monstruoz”-deklaroi Basha në 27 korrik.

Dy muaj pas kësaj deklarate rezulton se PD nuk e ka bërë një hap të tillë. I pyetur nga gazetarët për këtë çëcshtje Basha mohoi që PD të ketë hequr dorë nga padia, por tha se kallëzimi do të varet nga hapat që do të bëhen nga qeveria per Teatrin.

Në fakt ekzekutivi i ka ezuaruar hapat ligjorë për çështjen e teatrit dhe ajo që pritet është vetëm përmbushja e afateve 20 ditore pas amendimit të dekretit Meta për ligjin e Teatrit. Nuk kuptohet se çfarë pret akoma PD për të ngritur padi për arkitektin belg, ashtu siç premtoi. Apo edhe në këtë rast do ndjekë strategjinë e padisë formale pasi rrëzimi i Teatrit të jetë bërë fakt i kryer, siç bëri me denoncimin e tenderit për monitorimin e gjurmimit të pagesave, nëj ditë pasi ofertat ishin mbyllur.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.