Bjarke ingels

Ingels del edhe në Oceanix Busan, qyteti i parë autonom detar

Postuar në 01 Maj, 2022 14:39

Korea e Jugut ka nisur ndërtimin e të parit qytet lundrues autonom në botë. I quajtur Oceanix Busan, projekti parashikon shtrirje në një hapësirë prej 15.5 akrash(6.3 ha) për 12 mijë njerëz me infrastrukturë të plotë urbane. Apartamente, tregej, zyra, parqe, impiante të energjisë së gjelbër dhe ferma hidroponike(pa nevojën e tokës). Projekti po ashtu parashikon që të gjenerojë 100% të energjisë që ka nevojë dhe nevojave për ujë. Oceanxix Busan përfaqëson të parën përpjekje për të ngritur një qytet të tërë nga zero.

Ingels tregon teatrin për Teatrin: 2016 porosia, 2017 kontrata me Fushën, 2018 prezantimi, 2019 PPP-ja

Postuar në 26 Qershor, 2020 19:44

Arkitekti danez Bjarke Ingels, i përfolur në aferën e Teatrit Kombëtar ka dhënë një përgjigje për akuzat që i janë bërë përmes një opinioni publikuar në gazetën “Politiken” në Danimarkë.

A duhet të punojnë arkitektët për regjime shtypëse? Rasti i Bjarke Ingels*

Postuar në 27 Janar, 2020 15:08

 

Nuk ka garë. Edi Rama konfirmon se projekti është ai i Bjarke Ingels

Postuar në 03 Gusht, 2019 23:02

Ligji për ndërtimin e një teatri të ri në vend të Teatrit aktual Kombëtar, parashikon një garë dhe një komision që vlerëson ofertat. Edhe ky aspekt u fut aty pas një proteste të gjatë. Mesa duket fare formalisht. Kryeministri Edi Rama ka bërë të qartë sot se Teatri i ri do të jetë projekti i Bjarke Ingels nga studio BIG.

Ditë e re, gënjeshtra të vjetra. Ku është padia për Bjarke Ingels, z. Basha?

Postuar në 22 Korrik, 2019 15:05

Sot kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shkruan në faqen e vet në Facebook:

Projekti i teatrit kombëtar është projekt kriminal grabitqar. Ai ka vetëm një qëllim: grabitjen nga Rama të dhjetëra milionave euro. Njësoj si projekti i stadiumit, ku Edi Rama është pronari i vërtetë i gjysmës tij. Njësoj si projekti i unazës ku Edi Rama do vjedhë miliona euro. Një hajdut psiqik që nuk ngopet pa vjedhur të gjithë Shqipërinë.

Në sirtar padia e PD për Bjarke Ingels

Postuar në 09 Tetor, 2018 13:35

Para pak javësh, kryetari i opozitës, Lulzim Basha deklaroi se Partia Demokratike do padiste penalisht arkitektin e projektit për Teatrin e Ri, belgun Bjarke Ingels. Një deklaratë që u bë në kulmin e retorikës politike për Teatrin Kombëtar.

“Për Bjarke Ingels po përgatitet një padi penale. Po përgatitet gjithçka dhe në Prokurorinë belge. Dhe mbi çdo blerësi që po merr pjesë në këtë krim monstruoz”-deklaroi Basha në 27 korrik.

“Flutura” e Bjarke Ingels Group në qytetin ku po fshihen gjurmët e së shkuarës

Postuar në 02 Korrik, 2018 15:01

Tirana është një qytet modern në kuptimin ekzistencial të fjalës, pothuajse i shpikur. Koha e saj ka vetëm dy përmasa: të tashmen dhe të ardhmen. E shkuara nuk ekziston”. Kështu e përshkruan Indro Montanelli kryeqytetin shqiptar në vitin 1939, me sikletin e një vështrimi të zhgënjyer. Pak fjalë arrijnë ta përmbledhin karakterin e një qyteti të angazhuar që atëherë, edhe tani, në ridefinimin e vetvetes.

Bjarke, ti je vrasës me pagesë!

Postuar në 25 Qershor, 2018 18:17

Emrin tuaj unë e dëgjova për herë të parë më 23 nëntor 2017. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Veliaj, tha në një mbledhje të Këshillit Bashkiak, se ju ishit ofruar për të projektuar Teatrin e ri Kombëtar të Shqipërisë, madje i kishit paraqitur atij (në mënyrë ende të paqartë për opinionin publik shqiptar) projekt-idenë tuaj “fantastike”. Përralla dukej tepër e bukur për të qenë e vërtetë: Ju, starkitekti (arkitekti yll), projektuesi i një prej kullave të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, ishit vetofruar për t’i bërë këtë nder Shqipërisë dhe Tiranës.

Subscribe to RSS - Bjarke ingels