“Buburreci” legjendar i Volkswagen del nga qarkullimi

Postuar në 16 Shtator, 2018 17:58

Volkswagen njoftoi se në vitin 2019 do të ndalojë prodhimin e Beetle-it legjendar, ose “buburrecit” të famshëm. Një makinë u shfaq në vitet 1930, por që me pas dhe bëri një udhëtim dhjetravjeçar. Nga identifikimi i tij me Hitlerin në simbolin e rilindjes së Gjermanisë industriale, "buburreci" u bë i dashur për miliona njerëz.  Në një përpjekje për të ndërtuar një makinë të përballueshme për punëtorët gjermanë, Adolf Hitler urdhëroi në vitin 1938 inxhinierin Ferdinand Porsche për të projektuar një makinë të thjeshtë dhe ekonomike për popullin.

Modeli i parë i Beetle u prodhuar nga pjesë këmbimi më të vjetra të automjeteve Porsche, dhe Tatra-s çekosllovake. Në maj të të njëjtit vit, Hitleri nisi fabrikën Volksëagen në Ëolffsprung. Prodhimi masiv u ndal për shkak të Luftës së Dytë Botërore, por disa modele tashmë ishin ndërtuar për oficerët e ushtrisë gjermane.

Makina me linja karakteristike ishte ekonomike, praktike dhe e besueshme. Tri dekada më vonë, "Beetle" (u quajt) u bë simbol i viteve 1960 ku mbiotëronte perceptimi se "çfarë është e vogël është e bukur". Në mesin e viteve 1990, dizajni i tij i ri çoi në rilindjen e dashurisë për Beetle, por vitet e fundit shitjet e tij kanë rënë. Duke pasur parasysh vendimin e Volksëagen për t'u kthyer në makina elektrike, tërheqja e modelit legjendar erdhi natyrshëm.

Gjermania ndaloi prodhimin e Beetle në fund të viteve 70, por në vitin 1998, Volksëagen hodhi në treg modelin e ri të  Beetle, i cila ngjante me makinën origjinale. Një tjetër version u hodh në qarkullim në vitin 2012, por shitjet ranë në mënyrë të vazhdueshme. Volkswagen do të nxjerrë dy modelet e fundit, Final Edition SE dhe Final Edition SEL. Çmimi fillon nga 25 995 USD. Por, a duhet t’i themi lamtumirë "Beetle" tonë të dashur? Kreu i grupit Volksëagen në SHBA tha- "kurrë mos thuaj kurrë".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.