Volkswagen

Vokswagen nuk është më konkurrues, nisin shkurtimet

Postuar në 27 Nëntor, 2023 23:00

Volkswagen ka nisur shkurtimet e punonjësve, pasi nuk rezulton më konkurruese. Programi i kursimit prej 10 miliardë eurosh (10.9 miliardë dollarë), sipas shefit të markës, Thomas Schaefer, vjen për shkak të kostove të larta dhe produktivitetit të ulët. Ky plan shihet si hapi i parë në një përpjekje në mbarë grupin për të rritur efikasitetin në kalimin tek makinat elektrike.

Drejtuesi i Volkswagen: Makinat autonome, në treg mes viteve 2025-2030

Postuar në 06 Dhjetor, 2020 22:12

Drejtuesi ekzekutiv i Volkswagen, Herbert Diess deklaron se makinat autonome do të jenë në treg brenda viteve 2025-2030. Në një intervistë për revistën “Wirtschaftswoche”, Diess ka vënë në dukje progresin e bërë në fushën e inteligjencës artificiale dhe çipeve që janë të domosdoshëm për makinat që nuk kanë nevojë për drejtimin nga njeriu, si kushte që mundësojnë futjen në treg të produktit të ri.

Është e parashikueshme që sistemet do të jenë së shpejti të afta të menaxhojnë edhe situatat komplekse të drejtimit autonom

Gjykata e Lartë gjermane vendos kundër Volkswagen: Kompensim për skandalin Dieselgate

Postuar në 25 Maj, 2020 13:09

Gjykata e Lartë e Gjermanisë ka vendosur në favor të konsumatorëve lidhur me skandalin Dieselgate të kompanisë së prodhimit të makinave Volkswagen. Sipas këtij vendimi kompania do të detyrohet të kompensojë blerësit deri në koston e plotë të automjetit për të gjithë ata persona që janë prekur nga skandali.

Volkswagen largohet nga Ukraina. Zhvendosja në Serbi, Rumani, Bullgari, ose Turqi

Postuar në 19 Mars, 2019 13:59

Fabrika e kompanisë Volkswagen që aktualisht operon në Ukrainë mund të zhvendoset në Serbi. Lajmi konfirmohet nga mediat serbe që citojnë importuesin e Skodës, Milenko Kostiç  sipas të cilit një ndër arsyet pse kompania gjermane mendon të largohet nga Ukraina është mospërmbushja e objektivave të paravendosur.

Kostiç deklaron se është kontaktuar nga ekipi i menaxhimit nga Skoda dhe Volkswagen të cilët i kanë kërkuar një vlerësim për klimën e biznesit në Serbi.

“Buburreci” legjendar i Volkswagen del nga qarkullimi

Postuar në 16 Shtator, 2018 17:58

Volkswagen njoftoi se në vitin 2019 do të ndalojë prodhimin e Beetle-it legjendar, ose “buburrecit” të famshëm. Një makinë u shfaq në vitet 1930, por që me pas dhe bëri një udhëtim dhjetravjeçar. Nga identifikimi i tij me Hitlerin në simbolin e rilindjes së Gjermanisë industriale, "buburreci" u bë i dashur për miliona njerëz.  Në një përpjekje për të ndërtuar një makinë të përballueshme për punëtorët gjermanë, Adolf Hitler urdhëroi në vitin 1938 inxhinierin Ferdinand Porsche për të projektuar një makinë të thjeshtë dhe ekonomike për popullin.

Subscribe to RSS - Volkswagen