Dalai Lama: Europa u përket europianëve

Postuar në 13 Shtator, 2018 16:25

Europa u përket europianëve. Ky parim që ngjan me një thirrje populiste të djathtë, është artikuluar nga lideri shpirtëror tibetian, Dalai Lama gjatë një konference në Suedi.

Europa është moralisht përgjegjëse për të ndihmuar refugjatët që përballen me rreziqe për jetën e tyre. Pritini ata, ndihmojini, edukojini, por në fund ata duhet të zhvillojnë vendin e tyre. Mendoj se Europa u përket europianëve. Europa duhet t’ua bëjë të qartë refugjatëve se ata duhet të rikthehen për të rindërtuar vendin e tyre

tha ndër të tjera Lama.

Një qëndrim që duket se i konvenon prirjeve të së djathtës europiane që po rigjallërohet së fundmi, por që në fakt, në thelbin e vet ka një të vërtetë të rëndësishme: zhvendosjet e popullsisë nuk sjellin zhvillim, por vetëm varfërim të shtuar duke qenë se pjesa më vitale e popullsisë orientohet braktis vendin e origjinës duke lënë një boshllëk që është vështirë të mbyllet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.