Akademia e çmimeve Oscar prezanton ndryshime për ceremoninë vjetore

Postuar në 19 Gusht, 2018 22:18

Academia e filmit që shpërndan çmimet Oscar, ka njoftuar së fundmi disa ndryshime që kanë të bëjnë  me ceremoninë vjetore, por edhe me dhënien e çmimeve.

Në takimin e fundit, academia rizgjodhi John Bailey si president duke shtuar edhe vendimet për transmetimin live ose jo të çmimeve fituese. Formati i ri është i ngjashëm me ato që dikur përcilleshin nga Tony Awards dhe parashikohet që në transmetim live të jepen kategori të caktuara gjatë hapësirave komerciale, kurse momentet e shpalljes do të editohen dhe transmetohen më vonë.

Hollywood Reporter shkruan se ky vendim pasqyron krizën e shikueshmërisë që ceremonia po përjeton. Ceremonia e fundit regjistroi numrin më të ulët të shikuesve në shkallë globale, 26. 5 milionë, një zhvillim që flet për ndryshim në shijet e publikut.

Po kështu Akademia ka vendosur të prezantojë një çmim të ri për filmat që fitojnë popullaritet, kjo për shkak se boshllëku mes asaj që korr sukses komerciail dhe nominimit që bëhet nga Akademia nuk ka qenë kurrë më i madh. Filmat e Marvel me superheronjtë e vet, ndoshta e kanë të vështirë që të hyjnë në kategori filmash që meritojnë çmim Oscar nisur nga kriteret e vlerësimit të tanishëm, por ato janë pjesë e kulturës së një brezi, ndaj diçka e tillë nuk mund të neglizhohet. Sikundër nuk mund të injorohet qarkullimi monetar që sjellin këto filma që po mbajnë në këmbë një industri të tërë. Shekulli I 21-të sapo ka ardhur edhe për Akademinë, e cila dorëzon kështu traditën e vet ndaj rrethanave dhe një tregu që po imponon shijet e veta edhe pse të papëlqyeshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.