Pas Apple radha i vjen Facebook. Qeveria amerikane kërkon akses në shërbimin Messenger

Postuar në 18 Gusht, 2018 12:52

Agjencia “Reuters” raporton sot për një tjetër përpjekje të qeverisë amerikane për të detyruar kompanitë në dhënien e informacioneve personale për përdoruesit e vet. Rasti në fjalë prek Facebook dhe shërbimin e saj të njohur Messenger, për të cilin autoritetet kërkojnë që të hapet kodi kriptues i komunikimeve me synim që të dëgjohet një bisedë e cila është objekt hetimi në një çështje që po gjykohet në gjykatë në Kaliforni. Agjencia i referohet burimeve anonime dhe shton se gjykata ka dëgjuar tashmë argumentet e palëve, ndërkohë që si Facebook, ashtu edhe Departamenti I Drejtësisë kanë refuzuar të komentojnë për këtë çështje.

Reuters implikon deri diku edhe presidentin amerikan Donald Trump, pasi hetimi lidhet me bandën MS-13, e cila përmendet shpesh prej tij si shembull I dështimit të politikave të imigrimit. Banda është themeluar nga hispanikë në vitin 1980 dhe shtrirje të madhe në territor.

Nëse qeveria fiton në çështjen Facebook Messenger, mund të marrë të drejtën që të detyrojë kompanitë të dekodojnë shërbime të tjera si Signal dhe WhatsApp, që përfshijnë qoftë tekst, qoftë mesazhe zanore

shkruan Reuters.

Rasti sjell në vëmendje përballjen mes FBI-së dhe Apple në vitin 2016, kur kompanisë iu kërkua nga FBI-ja të jepte akses në telefonin iPhone që përdorej nga një person që kreu vrasje në San Bernardino. Nga kjo pikëpamje kërkesa e tanishme nuk ka sesi të lidhet me politikat e administratës Trump, por me nevojën përherë e më të madhe të agjencive shtetërore për të depërtuar në komunikimet e përdoruesve të cilat enkriptohen nga kompanitë që prodhojnë pajisje dhe shërbime. Është një moment që do të shënojë kthesë në raportin e gjithësecilit me liritë dhe të drejtat, ashtu si ato përkufizohen sot në dokumentet kryesore të së Drejtës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.