LSI akuza ndërkombëtarëve: Janë të neveritshëm

Postuar në 26 Korrik, 2018 11:40

Shumica është e detyruar të zgjidhë një ekuacion që numrat nuk ia lejojnë përballë presionit të ndërkombëtarëve për të miratuar ndryshimet në Ligjin për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, në mënyrë që t’i hapet rrugë pranimeve në Shkollën e Magjistraturës, proces që është i bllokuar për shkak të mosngritjes në kohë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Gjyqësorit.

Kryeministri është investuar si partizan i reformës duke anatemuar çdo qëndrim të opozitës që lidhet me këtë proces, duke mbyllur praktikisht çdo derë për kompromis. Tani që i nevojiten votat, kryeministri ofron pakte dhe tryeza, duke shfaqur një tjetër vullnet për sytë e ndërkombëtarëve. Basha e bëri publik refuzimin për t’i dhënë një tjetër podium nderi Edi Ramës, ndërsa pikëpyetjet ishin mbi LSI-në dhe një pakt të mundshëm me qeverinë. Një deklaratë e Monika Kryemadhit rrëzon çdo aludim për pakt me qeverinë në këtë pikë, madje nuk nguron të sulmojë ashpër kryeministrin dhe ndërkombëtarët.

Besuam Edi Ramën dhe një grusht ndërkombëtarësh që “i paguhen prurësit më të parë”, që sot në ikje e sipër na lanë veç standardeve të dyfishta në përzgjedhjen e atyre që mbeten apo ikin nga sistemi, një Shqipëri aspak më të mirë se ajo që gjetën kur erdhën këtu. E vetmja ndjesi që më jep ky proces është neveria e thellë për të gjithë ata që për vite me rradhë i nëpërkëmbën dhe i përçmuan shqiptarët. Dhe këtë herë për fatkeqësinë tonë, e bënë në bashkëpunim me Edi Ramën, projektuesin dhe zbatuesin e Reformës kufomë të Drejtësisë , që sot me bekimin e disa ndërkombëtarëve mendon se mund të ketë çdo pushtet në dorë. Kulaçin me helm që gatuan për shqiptarët më kot pretendojnë se do na i servirin në tavolinë si vakt të gatshëm. Shqipëria është vend sovran dhe si e tillë fatet e vendit i kanë në dorë vetë shqiptarët. Në rastin më të mirë të huajt i mirëpresim të na ndihmojnë, por jo te bëhen patericë e qeverisë së krimit e drogës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.