Ora për t'u futur në kosheren e burgut

Postuar në 05 Korrik, 2018 13:47

Për herë të tretë Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon arrest me burg për ish-ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri. I akuzuar për bashkëpunim me “Habilajt” në trafik droge, Tahiri po hetohet në gjendje të lirë. 
Gjatë kësaj kohe ish-ministri nuk ka hezituar të postojë fotografi nga jeta private, e fundit duke u kujdesur për një koshere bletësh.

Simbolikat i di vetë Tahiri, i cili thotë se është i vetëm në këtë betejë për të vërtetën e tij. Rekursi i Prokurorisë rrëzon edhe alibinë se procesi ndaj tij ishte i ndikuar politikisht nga opozita për shkak të Prokurorit Besim Hajdarmataj.

Ky i fundit u shkarkua nga drejtimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe kryesimi i grupit hetimor të çështjes Tahiri, por vazhdon të jetë hetues i dosjes. Kërkesa për arrest me burg ose mbështetet mbi prova të reja ose është një nga kushtet për hapjen e negociatave. Holanda që kundërshtoi hapjen e negociatave e tha qartë, pa prova konkrete të luftës kundër krimit dhe korrupsionit dhe ndëshkimi të zyrtarëve apo ish-zyrtarëve të Lartë nuk ka dritë jeshile për Shqipërinë.

Në të dyja rastet Tahiri duhet të bëhet gati për një tjetër koshere, atë të burgut, koka e tij shpëton qeverinë nga shumë siklete që ka me ndërkombëtarët, por heq edhe vëmendjen nga çështje si ajo e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.