Turqi, profesori i fizikës kërkon të marrë drejtimin e qemalistëve

Postuar në 03 Korrik, 2018 17:31

Kandidati i opozitës turke për zgjedhjet presidenciale, Muharrem Ince, i cili humbi betejën elektorale me Erdogan në 24 Qershor ka shpallur ambicjen për të marrë drejtimin e Partisë Republikane (CHP), e njohur ndryshe si partia e qemalistëve.

"I kam sugjeruar Kemal Kiliçdaroglu të thërrasë një kongres të jashtëzakonshëm, ku unë t'ë bëhem kryetar i partisë dhe ai president nderi"-tha Intze gjatë një fjalimi televiziv në Ankara. “Kiliçdaroglu 'do të jetë në gjendje të vazhdojë punën e tij si kryetar i grupit parlamentar dhe unë do të përgatis partinë për të ardhmen"-shtoi Intze.

Partia Republikane është themeluar në vitin 1919 nga Mustafa Kemal Ataturk. E pozicionuar politikisht në qendrën e majtë CHP drejtohet nga Kiliçdaroglu që nga viti 2010. Në zgjedhjet parlamentare të 24 qershorit  Partia Republikane e udhëhequr nga Kiliçdaroglu mblodhi vetëm 22.6% të votave, ndërsa kandidati për president 30.06% të votave.

Ince, një ish-profesor i fizikës, e ka provuar tashmë dy herë për të marrë udhëheqjen e partisë, por pa sukses. Tensionet mes dy burrave janë të njohura. Teksa partia po përgatitet për zgjedhjet lokale që do të mbahen në mars të vitit 2019, Intze ka njoftuar se do të udhëtojë në 81 krahinat e Turqisë për të falënderuar zgjedhësit që e votuan në zgjedhjet presidenciale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.