partia

Për nevojat e partisë

Postuar në 20 Prill, 2019 14:04

Kur jeta nuk ta jep mundësinë të kesh qenë bashkëkohës i ngjarjeve të “epokës leniniste”, nuk të mbetet veçse të lexosh bashkëkohësit e atyre ngjarjeve, sidomos ata që i kanë përshkruar ato në mënyrë të dokumentuar. Ndër autorët e parapëlqyer, fjala vjen, Essad Bey është vetëm njëri prej tyre, sepse ata janë të shumtë. Ja Lenini në Paris, siç e ka përshkruar jo vetëm z. Essad Bey, por e shumta e autorëve të kohës: jetë mërgimtari, pothuaj vetmitar, përpos së shoqes Nadjezhda Konstantinovna Krupskaja, e cila nuk e braktis.

Turqi, profesori i fizikës kërkon të marrë drejtimin e qemalistëve

Postuar në 03 Korrik, 2018 17:31

Kandidati i opozitës turke për zgjedhjet presidenciale, Muharrem Ince, i cili humbi betejën elektorale me Erdogan në 24 Qershor ka shpallur ambicjen për të marrë drejtimin e Partisë Republikane (CHP), e njohur ndryshe si partia e qemalistëve.

Drejtimi i partisë dhe Shqipërisë mbi këtë model (Video)

Postuar në 16 Nëntor, 2017 23:30

Gjatë diskutimeve në parlament për buxhetin mbajti një fjalë edhe deputeti socialist Fidel Ylli. Veç keqardhjes për situatën ku ndodhet Partia Demokratike, fjalimi mund të konsiderohet edhe si një dëshmi se çfarë ndodh brenda mureve të Partisë Socialiste ndryshe nga ajo që shohim në transmetimet live në ERTV.

Pas marrëveshjes që parashikon edhe reformë kushtetuese, Rama: PD, kërcënim për vendin

Postuar në 20 Maj, 2017 14:07

Kryeministri Rama ka nisur një tur bashkëbisedimi në rrethe pas marrëveshjes që mundësoi futjen e PD-së në zgjedhje. Zyra për shtyp e Partisë Socialiste është kujdesur të regjistrojë impresionet e bazës socialiste për këtë marrëveshje, duke i përcjellë publikut një rast domethënës nga Korça.

“Projekti ynë, një shtëpi e hapur për të gjithë”

Postuar në 24 Tetor, 2016 13:06

Ish-deputeti socialist, Ben Blushi, ka kërkuar sot përmes një apeli publik kontributin e të gjithëve për partinë e re që synon të krijojë. Në një mesazh publikuar në profilinne vet në Facebook, Blushi shpreh gatishmërinë që të dëgjojë dhe lexojë sugjerimet e të gjithëve që sipas tij mendojnë se diçka duhet të ndryshojë.

"Beni ecën vetë", gati partia e qendrës Lista

Postuar në 06 Tetor, 2016 09:51

Ajo që ishte projektuar prej kohësh, nisur nga diskursi publik i Ben Blushit dhe kritikat e ashpra për qeverisjen e vendit dhe programin e Rilindjes do të konkretizohet në fillim të nëntorit. Një parti politike që ka si themelues ish-deputetin socialist, i larguar tashmë de fakto nga partia ku militoi për më shumë se 20 vjet.

Drejt një partie të re. Ftesë për të gjithë ata që kanë ikur nga PS

Postuar në 03 Korrik, 2016 22:09

Deputetët kundërshtarë të Edi Ramës në Partinë Socialiste, Mimoza Hafizi dhe Ben Blushi do të ecin drejt krijimit të një partie të re. Në një intervistë për Tema Tv, Hafizi tha se për krijimin e partisë së re janë kontaktuar edhe njerëz që kanë kontribute në PS, por që i janë larguar programit dhe ekipit aktual të drejtuar nga Edi Rama. Mes emrav të kontaktuar ajo ka përmendur Et'hem Rukën, Rexhep Meidanin, Ilir Zelën.

Këtë krenari ta jep vetëm partia

Postuar në 16 Maj, 2016 12:42

Partia u distancua nga Shukriu, por bashkëshortja e këtij të fundit thotë se burri i saj u godit si pjesë e një skenari për të shkallmuar Partinë Socialiste. “Duke goditur bashkëshortin tim, persona me pushtet politik, ekonomik dhe ndoshta më tej, synojnë të marrin Bashkinë e Dibrës. Ata nuk kanë për qëllim vetëm të dobësojnë familjen Xhelili, por edhe të shkallmojnë Partinë Socialiste në Dibër.

Morali i Shukriut dhe njollat e partisë

Postuar në 14 Maj, 2016 17:52

Partia Socialiste kërkon ta përjashtojë veten nga përgjegjësia për aferën seksualë të bashkiakut të Dibrës dhe këtë detyrë ua ka ngarkuar emisarëve të saj, që në gjuhën politike njihen si kordinarorë. Dhe kjo barrë e madhe për t’i hequr partisë njollën e Shukriut i ra ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri,  i cili tha në Dibër një frazë të nxjerrë nga arkivat partiake të realizimit socialist. “Janë veprime që nuk përfaqësojnë moralin e Partisë Socialiste. PS është e fortë dhe patjetër do ta kalojë edhe këtë ngjarje.

Pages

Subscribe to RSS - partia