Rindërtohet busti tredimensional i Çezarit

Postuar në 25 Qershor, 2018 12:37

Një rindërtim tre-dimensional i bustit të Jul Çezarit zbulon për herë të parë se si ishte saktësisht pamja e këtij strategu i madh, i cili la gjurmën e tij në historinë e Perandorisë Romake. Elementi dominues i bustit është padyshim forma e çuditshme e kafkës së Cezarit. Prezantimi u bë të premten në Muzeun Kombëtar të Antikiteteve në qytetin holandez të Leiden, bashkë me publikimin e një biografie të re të Cezarit, kuruar nga arkeologu Tom Buijtendorp .

Buijtendorp pati idenë origjinale për të krijuar një rindërtimin realist të portretit të strategut romak, bazuar në bustin prej mermeri që ndodhet në muzeun Rijksmuseum van Oudheden. Antropologia Maja d'Hollosy ndërmori detyrën e vështirë për të "gjallëruar" bustin, përmes një skanimi 3D të detajeve nga portreti  i Cezarit. Për të rindërtuar u përdorën materiale të tilla si silikoni dhe balta për muskujt e fytyrës dhe lëkurën e Cezarit.

Rezultati, sipas ekspertëve, është portreti më realist deri tani i gjeneralit romak. Tipar është forma e çuditshme e kokës së Jul Cezarit, që sipas historianëve lidhet me lindjen e  vështirë që kishte  ishte nëna e tij. "Ka një xhungë të madhe në kokë. Sipas mjekëve, ky shtrembërim mund të ndodhë kur lindja është mjaft e vështirë. Nuk është shpikje e artistit"- shpjegon Buijtendorp në një gazetë lokale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.