Qeveria zbulon grabitësin e Teatrit: Është Mirush Kabashi

Postuar në 13 Qershor, 2018 10:52

Debati për Teatrin dhe mënyra sesi qeveria po formalizon qëllimin e saj për shembjen e godinës dhe ngritjen e një kompleksi multifunksional, nga firma “Fusha shpk” e cila sipas projektligjit është edhe përfituesi i truallit publik ku do të ngrihen kulla biznesi ka ekspozuar edhe më shumë aktorët që ndodhen pas këtij projekti, kryeministrin, kryetarin e Bashkisë dhe ministren e Kulturës.

Qeveria dhe në veçanti kryebashkiaku Veliaj i mëshojnë idesë se po fitojmë qyl një kompleks multifunksional në qendër të Tiranës, të cilin me paratë e buxhetit nuk e ndërtojmë dot dhe kësisoj do ta marrim dhuratë nga kompania “Fusha shpk”, e cila ka një marrëdhenie preferenciale me Bashkinë e Tiranës pasi ka përfituar fonde të mëdha publike nga tenderat e Bashkisë.

E gjendur përballë presionit të aktorëve, të cilët kanë paralajmëruar grevë urie, qeveria ka futur në lojë replikuesit që flasin në emër të saj dhe moralit publik të “Rilindjes”.

Në këtë frymë ka folur edhe i emëruari dhe i preferuari i qeverisë në krye të Teatrit Kombëtar, drejtori Ervin Çuli. Me një status në rrjetet sociale, drejtori i qeverisë sulmoi aktorin e njohur Mirush Kabashi, duke e quajtur grabitës të Teatrit me argumentin se është paguar pa luajtur.

“Hahahaha! Zoteria, hani pini dhe rrembeni pasi grabiti per 15 vjet rrogen ne Teatrin Kombetar, ka filluar te recitoje patologjikisht mediave gjoja se i dhemb shpirti per godinen e Teatrit Kombetar. Ky individ qe morri rrogen 15 vjet dhe u ngjit ne skenen e TK-se vetem me nje shfaqje, eshte objekt per librin e rekordeve Gines. 100 milion leke (te vjetra) ka perfituar me statistike ne 15 vjet zoteria qe fuste karten ne bankomat pa u skuqur fare”-shkruan Ervin Çuli.

Me pak fjalë sipas drejtorit të qeverisë hajduti i Teatrit është aktori Mirush Kabashi?! Pretendimi është se zoti Kabashi është paguar për një punë që nuk ka bërë. Kjo logjikë ha shumë intepretim pasi flitet për një aktor karriere, që askush nuk mendon se nuk meriton të jetë pjesë e Teatrit Kombëtar edhe sikur të mos të ngjitet në skenë.

Pyetja që mund të ngrihet është nëse lekët që ka marrë Ervin Çuli si Drejtorit i qeverisë vlejnë për punën që ka bërë. Përtej pretendimit për rrogën që qeveria u kujton aktorëve përpjekja për të intimiduar artistët thjesht sa konfirmon se interesat private të qeverisë marrin formën e drejtorëve dhe prezantohen si standarde publiçitare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.