Zhytje në rrënojat e Titanikut

Postuar në 12 Qershor, 2018 10:49

Megjithëse kanë kaluar më shumë se 100 vjet qëkurse Titaniku u mbyt, kurioziteti për të vizituar rrënojat e gjigandit transoqeanik është i madh. Një numër i konsiderueshëm turistësh shpresojnë ende të zhyten për të parë atë çfarë ka mbetur nga tragjedia që u mori jetën mbi 1 mije personave.

Kompania amerikane OceanGate kishte për qëllim të organizonte zhytje në maj të këtij viti, por për shkak të komplikimeve teknike, u detyrua ta shtynte nisjen e këtij turi  më 2019. Po ashtu kompania britanike Bluefish po planifikon një udhëtim të ngjashëm. Sipas një hulumtimi të publikuar në vitin 2016, duket se këto udhëtime do të jenë mundësia e fundit për të parë një nga afër anijen e famshme, pasi ekspertët kanë zbuluar në brendësi të saj baktere që mund të shkatërrojnë atë që ka mbetur në 15-20 vitet e ardhshme.

Udhëtimi do të zgjasë 8 ditë dhe fillon nga Kanadaja në vendin ku ndodhet anija e mbytur në një thellësi që tejkalon dy milje. Rezervimet mund të bëhen nëpërmjet OceanGate ose degës së saj Blue Marble Private. Megjithëse udhëtimi kushton rreth 100 mijë dollarë per person, një çmim që korrespondon me koston e një biletë të klasit të parë në Titanic, vendet për udhëtimin e parë  janë ezauruar.

Gjatë këtyre zhytjeve, vizitorët do të kenë mundësinë të shohin nga nëndetsja organizmat e gjallë që jetojnë në rrënojat e anijes 269 metra e gjatë. Bluefish gjithashtu pranon rezervime për periudhën 2019-2020, të cilat janë me kosto të ulët dhe janë të pakthyeshme pasi kostoja përfundimtare e ekskursionit ende nuk është caktuar.

Titaniku i ri gati për të lundruar!

Ekspertët kinezë në qytetin Sichuan janë në proces të ndërtimit të një relike të Titanikut. Kjo kopje do të përfaqësojë të gjitha tiparet e anijes, duke përfshirë teatrin dhe pishinën. Ndërkohë, australiani Clive Palmer ka shprehur synimet e tij për të ndërtuar një Titanic dytë, një anije që do të ketë të gjitha karakteristikat e origjinalit dhe aftësinë për të lundruar. Së fundmi, ekziston edhe Muzeu Titanik në Irlandën e Veriut, i cili u hap në 2012, 106 vjet pas aksidentit Titanik. Anija gjigante britanike përfundoi nën ujrat e Atlantikut më 15 prill 1912, pas përplasjes me një ajsberg gjatë udhëtimit nga Sauthempton drejt New York-ut.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.