Italia thotë "Mjaft", u mbyll derën emigrantëve

Postuar në 11 Qershor, 2018 10:29

Vendimin e tij për të penguar hyrjen në portin italian të në anijes  Aquarius me  mbi 600 emigrantë në bord bëri publik  ministri i brendshëm i Italisë, Matteo Salvini.

Në një postim në FB, kreu i Lega-s shkruajti se të gjitha vendet e BE mbrojnë kufijtë e tyre dhe se tani është radha e Italisë që ta bëjë: "Në Mesdhe ka anije që mbajnë flamurin e Holandës, Spanjës, Gjibraltarit dhe Britanisë së Madhe. Ka OJQ gjermane dhe spanjolle, Malta nuk pranon askënd, Franca po ashtu, Spanja mbron kufirin e saj me armë, pothuajse e gjithë Evropa kujdeset për interesat e saj. "

"Prej tani, Italia ka filluar t’i thotë jo tregtisë së njerëzve, jo kontrabandës. Qëllimi im është të jem në gjendje të garantoj një jetë të qetë për këta të rinj në Afrikë dhe fëmijët tanë në Itali”-përfundon Mato Salvini.

Pozicioni i tij, sipas shumë analistëve, ka të ngjarë të shkaktojë tensione me Bashkimin Evropian dhe një numri vendesh anëtare. Ndërkaq Daily mail thotë në një shkrim se Shqipëria dhe Maqedonia janë dy opisione për ngritjen e kampeve të refugjatëve jashtë vendeve të BE-së.  Sipas të përditshmes Britanike, zgjedhja e dy vendeve jo anëtare bëhet me qëllimin që azilkërkuesit të dekurajohen nga kushtet, por edhe nga pamundësia për kalimin në vendet e BE-së.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.