Tom Doshi dhe Fidel Ylli më kanë kërcënuar me pistoletë në kokë

Postuar në 06 Qershor, 2018 11:18

Ilir Demaliaj, një personazh publik dhe pjesëmarrës në lëvizjen e dhjetorit ’90, aktualisht me banim në ShBA ka deklaruar dje në emisionin “360 gradë” se ai është kërcënuar me jetë nga deputetët Tom Doshi dhe Fidel Ylli. Demaliaj flet për një kohë kur të dy personat nuk kanë qenë ende deputetë, por ai ka vënë në dukje faktin se kjo kategori njerëzish kanë hyrë në Parlament, duke theksuar se kriminalizimi i vendimmarrjes në këtë farë feje, është një ndër shkaqet pse punët shkojnë kështu në Shqipëri. 

Më ka kërcënuar Tom Doshi dhe Fidel Ylli, më kanë çuar armën në kokë. Departamenti i Shtetit e ka në listën e njerëzve të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar, nuk e lejojnë të hyjë në Amerikë.
Filluan kërcënimet, Ilir Demalia mos fol më për Tom Doshin se do të heqim qafe. Nuk më kërcënojnë dot, unë nesër vij prapë në Tiranë.
Unë nuk trembem as nga Tom Doshi dhe as nga kushdo qoftë, unë do them fjalën e lirë. “Mbylle gojën dhe kërko të falur”, më thotë një nga njerëzit e Doshit, e kuptoni çfarë njerëzish në Parlament

është shprehur Demaliaj. Ai ka debatuar me gazetarin Frrok Çupi, që ka marrë në mbrojtje deputetin Doshi. Mediat kanë raportuar debatin, por duke shmangur sipas rastit, njëherë emrin e Doshit dhe njëherë tjetër atë të Yllit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.