Kërkesa e Shqipërisë për baza të SHBA, jashtë rrezes së strategjisë amerikane

Postuar në 06 Qershor, 2018 13:04

Thelbi i politikës së jashtme amerikane në Europë është afirmimi dhe rigjallërimi i Perëndimit. Si institucione, por edhe si frymë dhe ndikim. Ndihmës Sekretari merikan për Europën dhe Eurazinë, Wes Mitchell ka sqaruar gjatë një fjalë në Heritage Foundation se SHBA po rikonsideron strategjinë e saj të sigurisë, duke lëvizur nga pozicioni i mbajtur që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Strategjia e Sigurisë Kombëtare dhe ajo e Mbrojtjes nënvizon se bota po hyn në një fazë të konkurencës së vazhdueshme mes fuqive të mëdha dhe Perëndimi është i papërgatitur për këtë. Përshtatja me këtë epokë është detyra kryesore e politikës së jashtme amerikane sot

është shprehur ai.

Sipas tij, as SHBA dhe as Europa nuk mund të shpresojnë që të kenë sukses në përballjen me sfidat e sotme të sigurisë pa bashkëpunimin me njëra-tjetrën.

Ruajtja e Perëndimit nuk mund të bëhet pa Europën. Europa dhe Amerika janë së bashku Perëndimi.  Nuk ka asnjë çështje të madhe sigurie ku SHBA dhe Europa mund të shpresojnë që të keën sukses pa njëra-tjetrën

ka vijuar ai.  

Në analizën amerikane, Rusia dhe Kina janë dy fuqi po luajnë intensivisht për të rrëgjuar ndikimin perëndimor, e para përmes presionit, e dyta përmes parave. Lidhur me aspekte konkrete të këtyre sfidave nga Lindja, Mitchell ka theksuar se dy janë për momentin drejtimet kryesore: Irani dhe Nord Stream. Ai ka nënvizuar rëndësinë e vlerësimit të tyre nga partnerët europianë, ndërkohë që ka shtuar se SHBA po kthen përherë e më shumë vëmendjen nga Jugu i Europës.

Ukraina dhe Gjeorgjia janë pjesë e Perëndimit, nga historia dhe zgjedhja e njerëzve të tyre. Një vend ku konkurenca strategjike po intinsifikohet dramatikisht është Europa Lindore. Hapësira mes Kaukazit dhe Ballkanit përmes basenit të Danubit është një rajon i vëmendjes së re gjeopolitike për Rusinë dhe një zonë e re veprimi për Kinën. Në Ballkan po rrisim ndihmën kundër ndikimit rus dhe koordinohemi me BE-në për stabilitetin politik. Ekipet tona po punojnë me BE-në për çështjet mes Serbisë dhe Kosovës, Bosnjes dhe emrin e Maqedonisë

ka deklaruar ai.

Në këtë kuadër, SHBA po planifikon rritjen e prezencës strategjike në Mesdheun Lindor, duke patur si pikë kryesore mbështetëse, Greqinë dhe patjetër Izraelin.  

Ne duhet të stabilizojmë kufirin jugor të Europës. Ne kemi qenë të ngadaltë për të kuptuar rëndësinë strategjike të Jugut, pjesërisht për shkak se sfidat në Lindje janë më të rrokshme. Kriza e migrimit provokoi sfida të rëndësishme strategjike në zemër të Europës, si Brexit, populizmi etj..

Turqia është kritike për sigurinë energjetike të Europës dhe migrimin.

Ne po punojmë për një prezencë afatgjatë strategjike në Mesdheun Lindor. Ne e shohim Greqinë si një spirancë stabiliteti, po punojmë me Qipron që ka nevojë për më shumë vëmendje

tha zyrtari amerikan. Ai ka bërë thirrje për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen nga vendet anëtare të NATO-s, ndërkohë që SHBA mban aktualisht në Europë 35 mijë trupa në Gjermani, 12 mijë në Itali, përveç trupave që janë angazhuar në kuadër të focës së reagimit të shpejtë në Lindje. Duket se oferta oportuniste e Shqipërisë për baza të SHBA në Tiranë, është skualifikuar për shkak të analizës dhe vlerësimit strategjik që bëhet për kërcënimet e shumëanshme në rajonin tonë, ku siç shihet bota shqiptare konsiderohet si e imunizuar nga penetrimi i forcave të huaja. Qoftë edhe për shkak të faktit se gjeopolitika jonë nuk është fleksibël dhe nuk mundëson zgjedhje, të paktën në planin afratshkurtër.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.