A mund t’i besojmë garancive të Peleshit?

Postuar në 29 Maj, 2018 14:36

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi zhvilloi një takim me operatorët e përpunimit të industrisë së qumështit dhe nënprodukteve të tij, tryezë nga e cila dhe garanci se produktet e bulmetit në supermarketet shqiptare janë të sigurta.

“Një produkt shqiptar qumësht, nënprodukte qumështi dhe ushqime të tjera, të cilat tregtohen në subjekte të liçensuara markete dhe supermarkete, janë ushqime të sigurta dhe të kontrolluara me një protokoll kontrolli të vazhdueshëm nga AKU- ja”-tha Peleshi.

Garanci që sipas ministrit burojnë nga një përforcim i masave dhe kontrolleve të vazhdueshme në fushën e sigurisë ushqimore, specifikisht në nënsektorin e qumështit, i paraprirë edhe nga një fazë vetëkontrolli.

AKU-ja dhe vetëkontrolli, sipas Peleshit i bëjnë të besueshme institucionet shqiptare, garanci që nuk i japin në fakt edhe vende shumë herë më të përparuara se Shqipëria në sektorin e sigurisë ushqimore. Aq më tepër kur rastet e fundit të kontrolleve për mishin e importuar nga Brazili, janë trajtuar nga AKU në kushte konfidencialiteti, duke mos publikuar emrat e kompanive që kishin porositur 53 ton mish i cili u gjet i kontaminuar me salmonelë.  

Të kujtojmë që nuk janë trajtuar me të njëjtin standard, raste të tjera të bllokimit të produkteve ku jo vetëm janë publikuar emrat e subjekteve por ka patur edhe ndjekje, penale. Efekt që lidhet ndoshta me denoncimin në media të këtyre rasteve që lidhen më së shumti me prodhimin e pijeve false apo produkte të mishit të pulës.

Për të kuptuar më shumë mbi garancitë që jep një ministër, ndoshta vlen edhe kjo përgjigje nëse në Shqipëri ka qumësht me aflatoksinë. “Varet shumë nga ushqimi që konsumon kafsha. Në qoftë se sot ushqimi i kafsheve ka qënë i mykur, të nesërmen qumështi del me një përqindje më të lartë aflatoksine”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.