"Liderë shqiptarë më kanë thënë se ndarja e Kosovës është një zgjidhje e mirë"

Postuar në 28 Maj, 2018 22:38

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, është shprehur sot se mes shqiptarëve dhe disa liderëve të tyre politikë, ideja e ndarjes së Kosovës konsiderohet normale dhe racionale. Sipas tij, janë mentorët e shqiptarëve, pra fuqi të huaja, ato që imponojnë axhendë tjetër në bisedimet me serbët.

Unë e them sërish, se nëse shqiptarët do të uleshim dhe të flisnim me ta për mentorët e tyre, do të binin dakord për ndarjen e Kosovës, sepse është një zgjidhje e mirë edhe për ta. Disa liderë shqiptarë ma kanë thënë këtë gjë hapur mua

është shprehur Daçiç.

Sipas tij iniciativa e presidentit Vuçiç për të gjetur një zgjidhje për Kosovën është shumë e vështirë, pasi është thuajse e pamundur të negociosh një zgjidhje të mirë me një palë që ka përkahës të fuqishëm që janë të gatshëm të përmbushin çdo kërkesë të shqiptarëve.

I pyetur mbi qëndrimet e Kishës Orthodhoske Serbe, Daçiç ka thënë se ai respekton Kishën, por se nuk shikon që ajo të ofrojë ndonjë zgjidhje për këtë situatë.

Ideja serbe e ndarjes së Kosovës është riaktivizuar së fundmi me çështjen e Asosacionit të Komunave, ndërkohë që ajo po paraqitet si zgjidhje kompromisi, kur në fakt ngjan më shumë të jetë një fitore politike serbe.

Aktualisht Kosova është jashtë juridiksionit të Serbisë dhe Beogradi nuk ka realisht asnjë mundësi për ndërhyrje direkte në shtetin e ri, kufijtë e të cilit janë përcaktuar edhe me dokumentin që Serbia e ka më shumë përzemër: Rezolutën e OKB-së 1244. Në thelb kërkesa për ndarje zhbën edhe alibitë juridike dhe kushtetuese të Serbisë ndaj Kosovës, e cila i ekspozohet ndarjes si opsion, jo sepse është në vetvete më i miri, por sepse Kosova është shtet i dështuar. Më I dështuar ndoshta edhe se Shqipëria për shkak të krimit dhe korrupsionit. Dhe një shtet i tillë nuk krijon dot legjitimitet të institucioneve, as përbën zgjedhje për qytetarët e vet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.