Laboratorin për audio-përgjimin e zgjedh Italia

Postuar në 25 Maj, 2018 13:30

Dalin të tjera detaje nga dosja për Agron Xhafajn dhe Albert Veliun. Audiopergjimi mësohet se është derguar ne Itali, ku do jenë autoritetet e këtij vendi që do të vendosin se ku do të kryhet ekspertimi për materialin që u denoncua nga Partia Demokratike.

Burime nga Prokuroria thanë për Respublica se lënia në dorë të autoriteteve italiane për të zgjedhur laboratoin është bërë me qëllimin që të shmanget çdo intepretim për ndikim politik të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Nga ana e saj Prokuroria e Krimeve të Rënda konfirmon se ka nisur hetimi për pasurinë e vëllait të ministrit të Brendshëm sipas ligjit anti-mafia. Ajo që nuk shkon në këtë histoti është paketimi i Agron Xhafës për t’çuar brenda natës në Itali për të vuajtur dënimin dhe këmbëngulja e ministrit se vëllai i tij nuk meriton asnjë ditë burg në Shqipëri.

Procedurat e ndjekura nga Prokuroria, duhet thënë se janë nxitur nga një vendim politik i ministrit dhe kryeministrit për ta dorëzuar Agron Xhafën, me slloganin “ne nuk jemi njësoj”, por largimi i tij nga Shqipëria pa iu nënshtruar më parë hetimit nga autoritetet këtu ngre pikëpyetje të mëdha, pasi ai është drejtëpërdrejtë i akuzuar se vazhdon aktivitetin e paligjshëm të trafikut të drogës. Këtij hetimi i është bashkuar edhe procedimi i nisur nga prokurroia e Tiranës për kallzim të rremë, denoncim i bërë nga Agron Xhafaj për 3 zyrtarët e Partisë Dmeokratike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.