Fushatë kundër mungesës së besimit te vaksinimi

Postuar në 21 Prill, 2018 19:01

Në mbledhjen e Parlamentit Evropian pak ditë më parë deputetët miratuan një rezolutë duke shprehur shqetësimin në lidhje me normat e pamjaftueshme të mbulimit të vaksinimit në Evropë dhe pasojat e për shëndetin publik, nisur nga rastet e trefishuara të fruthit në Bashkimin Evropian vitin e fundit.

Në rezolutë, deputetët mirëpritën planin e përbashkët të veprimit për të luftuar ngurrimin e njerëzve për t’u vaksinuar. Sipas rezolutës, vaksinimi parandalon rreth 2.5 milionë vdekje çdo vit në mbarë botën dhe zvogëlon kostot e trajtimit të lidhura me sëmundjet, duke përfshirë edhe terapinë antimikrobiale. Nga të dhënat ka pasur 215,000 raste të sëmundjeve të parandalueshme nga vaksina (VPDs).

Fruthi është një sëmundje serioze dhe që nga fillimi i vitit 2016  janë raportuar 57 vdekje në të gjithë Bashkimin Evropian. Para se vaksina të përdorej në fillim të viteve 1960, fruthi - virusi ngjitës që përhapet nga ajri apo sipërfaqet e kontaminuara -vrau 2.6 milion njerëz çdo vit.

Masa më efektive për të parandaluar përhapjen e fruthit është që 95% e popullsisë të jetë e vaksinuar me dy doza të fruthit, shytave dhe rubeolës (MMR). Megjithatë, vetëm Kroacia, Hungaria, Lituania, Portugalia, Sllovakia, Spanja dhe Suedia në BE arritën këtë objektiv në vitin 2016. Vende  si Rumania dhe Italia, vendet me numrin më të madh të rasteve në vitin 2017, ishin shumë më poshtë objektivit të sigurisë

Deputetët janë në favor të krijimit të një dialogu të vërtetë dhe epistemologjik me shoqërinë civile, për të luftuar informacionet antishkencore rreth vaksinimit. Ata theksojnë se vaksinat duhet të vazhdojnë të jenë të kontrolluara në mënyrë strikte dhe të rishikohen rregullisht. Ata mirëpresin fillimin e një veprimi të përbashkët, të bashkëfinancuar nga Programi Shëndetësor i Bashkimit Europian, për të rritur numrin e personave të vaksinuar.

Eurodeputetët bëjnë  thirrje për transparencë më të madhe në prodhimin e vaksinave dhe financimin e projekteve të pavarura hulumtuese për efektet e mundshme anësore të tyre. E quajnë të papranueshme që kostoja e një pakete të plotë të vaksinave për një fëmijë në vitin 2014 është 68 herë më e shtrenjtë se sa në vitin 2001.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.