"Siria nuk është Aushvic. Aushvici nuk mund të krahasohet me Asgjë"

Postuar në 17 Prill, 2018 11:41

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas ka dhënë së fundmi një intervistë të cilën revista “Spiegel” e ka publikuar me titullin: Siria nuk është Aushvic. Ministri në fjalë ka deklaruar se ka hyrë në plitikë për shkak të Aushvicit, kampit të shfarrosjes organizuar dhe drejtuar nga Gjermania naziste. Në këtë linjë veprimi që nënkupton një sens të korrigjimit të së shkuarës vepronte edhe ish-ministri i Jashtëm, Joshka Fisher, i cili gjatë Luftës së Kosovës do të argumentonte ndërhyrjen gjermane me moton: Jo më Aushvic.

I pyetur për Sirinë dhe nevojën që Gjermania të përdorë ushtrinë për të ndaluar vrasjet në masë, ministri Maas ka deklaruar se:

Nuk besoj se ka vend të lidhim Sirinë me Aushvicin. Siria nuk është Aushvic. Barbarizmi i nazistëve e bën të pamundur krahasimin me të tjerët

I pyetur pse ishte korrekte të karahasoheshin krimet e Jugosllavisë me ato të Aushvicit dhe pse një gjë e tillë nuk vlen në rastin e Sirisë, Maas shprehet përmes kësaj përgjigjeje:

Aushvici nuk mund të krahasohet me asgjë

Ministri gjerman nuk ka ndarë se kush është më i rrezikshëm për paqen në botë, Donald Trump apo Vlaidimir Putin, duke u mjaftuar të përgjigjet se “përshkallëzimi verbal nuk ndihmon asnjëherë”. Maas ka shtuar se politika ndaj Rusisë duhet të bazohet në realitet.

Ne kemi nevojë për Rusinë dhe jo vetëm për përpjekjen në gjetjen e një zgjidhjeje në Siri

është shprehur ai duke shtuar se “Rusia është bërë një partner jashtëzakonisht I vështirë”.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.