"Turqia nuk është më partner strategjik i Perëndimit"

Postuar në 04 Prill, 2018 11:52

Sjellja e Turqisë në raport me Perëndimin duket se po çon në rivlerësim të partneritetit dypalësh. Ankaraja zyrtare nën drejtimin e Recep Tayyip Erdogan po e përkufizon veten si një aktor gjeopolitik të cilit i rri shumë ngushtë kostumi i një aleati të SHBA, apo thjesht një anëtari të NATO-s. Në një shkrim në EuObserver, autori Simon Waldman, një lektor në King’s College London, ndan mendimin se Turqia nuk duhet konsideruar më partner strategjik i Perëndimit. Ai i shtohet zërave se me Ankaranë zyrtare të Erdogan ka ardhur koha që të rishikohen raportet dhe të rivlerësohet besimi.

Sipas tij sjellja e Turqisë me çështjen e Iranit, me Rusinë apo edhe me ndihmën e paët ndaj ISIS, janë arsye të mjaftueshme që partneriteti të deklarohet jofunksional. Edhe angazhimi i Turqisë për Sirinë, synimi për të rritur deri në 100 miliardë dollarë shkëmbimet tregëtare me Rusinë dhe blerja e sistemit S 400 duhen parë seriozisht.

Waldman thotë se edhe kërcënimet që vlerësohen nga Turqia dhe Perëndimi janë të ndryshme, çka heq premisat për një aleancë të vërtetë. P.sh nëse Turqia e shikon lëvizjen e Fetullah Gulen si kërcënim, Perëndimi nuk e ndjen një gjë të tillë. Në llogari hyn edhe modeli i qeverisjes apo vlerat ku besohet.

Nëse marrëdhëniet e Europës me Turqinë nuk janë për vlerat e përbashkëta dhe nuk kanë një natyrë strategjike, e gjitha çka mbetet është tregëtia. Shumë mirë, le të blejmë dhe shesim me njëri-tjetrin

shkruan ai.

Ky realitet sugjeron rishikim të plotë, madje edhe në fushën ushtarake. Autori shton se bazat e NATO-s në Turqi mund të vendosen gjetkë, bashkëpunimi ushtarak mund të kufizohet dhe ai në lëmin e shërbimeve sekrete mund të reduktohet.

Me pak planifikim nuk ka gjasë që një gjë e tillë të ketë ndikim në planin afatgjatë dhe atë afatmesëm”, thekson Waldman që shton se “kjo është më mirë sesa të mbash një status quo joproduktive”.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.