"Qesharake të mendojmë se teknologjia mund të kontrollojë njerëzit"

Postuar në 03 Prill, 2018 17:40

Bashkëthemeluesi i Apple, Steve Wozniak thotë se njerëzit inteligjentë janë kudo dhe se mjetet për zhvillimin e programeve janë gjithashtu në dispozicion të kujtdo, kështu që "natyrshëm”  në çdo vend mund të themelohej kompania e  radhës në fushën e komunikimit, nëse do të krijonte diçka të aftë për të "pushtuar botën".

“Njerëzit inteligjentë janë kudo dhe mjetet e softuerit janë gjithashtu në dispozicion kudo. Shpresoj që dikush të krijojë një sistem të ri”- tha Wozniak. Ai mendon se sfidat dhe problemet që do të lindin në dekadën e ardhshme në marrëdhëniet mes teknologjisë dhe shoqërisë, mund të duhen edhe dekada për të korrigjuar, edhe pse ai thotë se "bota është e hapur për korrigjim."

Në një intervistë për amna.gr, Steve Wozniak shpjegon se nuk ka frikë nga progresi i shpejtë i inteligjencës artificiale, duke ndarë të njëjtin mendim me fizikantin Stephen Haëking (Stephen Hawking) dhe themeluesn e Tesla dhe SpaceX, Elon Musk.

"Kjo është vetëm qesharake në aspektin e inxhinierisë, sepse kontrolli i njerëzve nga makinat nuk mund të ndodhë kurrë. Ende ne nuk e dijmë se si funksionon mendja e njeriut në vetvete, se si është strukturuar. Ne e dimë sa shumë informacion përpunon,  por nuk e dimë se si është "mbledhur". Pra, të gjitha këto ide në lidhje me inteligjencën artificiale që më frikësonin dikur mua janë zhdukur"-tha ai.

Në një kohë kur skandale si ai i  Kembrixh Analytica dhe Facebook janë kthyer në debat global, Wozniak thotë se nuk është i politizuar, duke shpjeguar se ai e ka miratuar këtë parim që në moshën 20 vjeçare, kur  vendosi të mos votojë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.