Themelohet në Maqedoni partia bullgare VMRO-BND

Postuar në 19 Mars, 2018 13:09

Fundjavën që kaloi u themelua zyrtarisht në Shkup dhe një parti bullgare. VMRO-BND është një degë e VMRNO-DPMNE-së, kryetar i së cilës ishte deri dhjetorin e kaluar, ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski. 

Seancën e fundit në Parlamentin maqedonas ai i hodhi një gotë me ujë kryetarit shqiptar të parlamentit Talat Xhaferi, para votimit për njohjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare e Maqedonisë.

Në kuadër të kësaj klime, kreu i partisë së re të Bullgarisë, Petar Kolev kërkon "rend dhe drejtësi". Ai e sheh "Maqedoninë", si pjesë të një "Bullgarie më të madhe", e cila arrin deri në "Detin e Bardhë". 

Ai thotë se bullgaro-maqedonasit pësuan gjenocid në luftën civile greke dhe kjo u bë pretekst politik për spastrim etnik. Ministria e Jashtme greke ka propozuar emrin Gorna Makedonija duke i dhënë oksigjen luftës së brendshme të elementit sllav. Targeti është që deri verën e ardhshme paralelisht me "maqedonasit shqiptare", siç i quan SHBA të gjendet një emër që shteti i Maqedonisë të mbijetojë nën ombrellën e NATO-s dhe BE-së.

Ka një këndvështrim se Athina po i druhet elementit shqiptar dhe atij bullgar ndaj është e detyruar të bëjë lëshime dhe kjo i atribuohet qeverisë së majtë të Aleksis Tsipras. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.