Luftë apo ndërhyrje sovjetike në Afganistan? Një konflikt i parë nga dy perspektiva

Postuar në 20 Shkurt, 2018 12:00

Për ndërhyrjen sovjetike në Afganistan është folur jo pak dhe në disa raste ajo është cilësuar si katalizator i përshpejtimit të rënies së vetë Bashkimit Sovjetik. Por në dy prezantime të fundit në media të dy prej protagonistëve të asaj lufte, jepen dy panorama krejt të ndryshme. Boris Gromov, gjeneral lejtnant, ish-komandant i kontigjentit sovjetik në Afganistan dhe Prinnci Turki Al Faisal, ish-shefi i shërbimeve sekrete saudite, kanë folur së fundmi për atë që ishte lufta e Afganistanit në perspektivën e detyrave dhe analizës së tyre.

Në intervistën e tij për “Sputnik”, Gromov analizon dhe skualifikon ato që i quan mite për këtë konfrontim të fundit të shekullit të 20-të.

Sipas tij, miti i parë, që çon në keqkuptime është emri: lufta sovjeto-afgane.

Emri i të ashtuquajturës lufta sovjeto-afgane, nënkupton se në konflikt kishte dy palë, pra se ishte një konfrontim mes Bashkimit Sovjetik dhe Afganistanit. Kjo është e pasaktë. Prezenca ushtarake sovjetike në Afganistan ishte legale, pasi ushtria ndodhej aty me ftesë të qeverisë afgane të vitit 1979”, shprehet ai.  

Sipas tij kemi të bëjmë me një konflikt të brendshëm mes forcave pro-sovjetike të drejtuara nga Partia Demokratike Popullore e Afganistanit dhe muxhahedinëve, apo dushmanëve, rebelë të ndryshëm islamikë.

Po kështu miti tjetër, ai i humbjes së luftës nga Bashkimi Sovjetik, është i pasaktë. Gjenerali thotë se trupat sovjetike në Afganistan nuk kaluan asnjëherë më shumë se 108 800, që dëshmon se nuk kishte asnjë synim për fitore sipas kuptimit klasik të saj. Sipas tij, ata që “konsiderojnë rezultatin e betejës përmes paradigmës “fitore-humbje” nuk kuptojnë karakterin e sofistikuar të operacioneve kundër kryengritëse”.

Miti i dhunës po ashtu është jologjik, pasi në operacione të tilla si neutralizimi i kryengritjeve, marrëdhënia e mirë me njerëzit është kusht. Gromov thotë se sovjetikët ndërmorën shumë masa rehabilituese, ndërtuese etj., dhe në fund ata e mbajtën  fjalën për tërheqjen e trupave në ndryshim nga SHBA që sot deklaron tërheqje, por në fakt shton praninë.

Një tjetër perspektivë duket se krijonte ndëryrja sovjetike në vendet fqinj. Al Faisal, shprehet në një intervistë për Global Village Space, një portal pakistanez se ndëryrja sovjetike, e bëri shumë të mundshëm një pushtim të Pakistanit nga Kremlini.

Sipas tij, ishte konteksti ndërkombëtar ai që i jepte të drejtë dyshimeve për qëllimet sovjetike. Tërheqja amerikane nga Vietnami dhe reaksioni zinxhir në Indokinë dhe Azi, skandali Uotërgejt në SHBA dhe çmontimi i shërbimeve sekrete në veprimtaritë e tyre klandestine, si dhe fakti se Pakistani strehonte grupet afgane që vepronin kundër qeverisë së Kabulit e përbëra nga parti marksist, krijonin të gjitha dyshimet se synimet sovjetike ishte të karakterit ekspansionist. Sipas Faisal, angazhimi i CIA-s dhe SHBA pasoi menjëherë pasi Arabia Saudite dhe Pakistani bashkuan forcat. Ai përmend një vizitë të ish-këshilltarit të Sigurisë të Presidentit Carter, Zbigniew Brzezinski në Pakistan, në kalimin Khyber. Më pas ai vizitoi edhe Arabinë Saudite me propozimin për të bërë diçka për të ndihmuar Islamabadin.

Aksush nuk fliste për çlirimin e Afganistanit në atë kohë, sepse dukej fakt i kryer që sovjetikët kontrollonin polotësisht vendin. Koncpeti I punës sonë të përbashkët ishte mbrojtja e Pakistanit si shënjestra e radhës”, shprehet ai.

Dy shikime mbi të njëjtën ngjarje nga dy njerëz operativë, pra poshtë politikës që dëshmojnë dy perspektiva për një ngjarje që përcaktoi shumëçka në imazhin ndërkombëtar të ish-Bashkimit Sovjetik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.