Lllalla: Të keqen e kam nga Donald Lu

Postuar në 16 Shkurt, 2018 20:25

Adriatik Lllalla ka folur për herë të parë lidhur me vendimin e sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Rex Tillerson për ndalimin e hyrjes së ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë  dhe familjes së tij në SHBA. Në një reagim për të përditshmen amerikane WSJ, Llalla mohoi akuzat për korrupsion, duke drejtuar gishtin drejtëpërdrejtë te ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu.

"Ai më ka fyer mua, familjen time dhe gjithë trupin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke na trajtuar si kriminelë, duke denigruar ne publikisht dhe personalisht"- tha  Llalla.

Llalla vijon më tej me akuzat për ambasadorin amerikan duke thënë se ka gënjyer Departamentin e Shtetit. Madje ish-kryeprokurori i Shqipërisë deklaroi se nuk e di se çfarë prova ka SHBA për çështje të korrupsionit.

"Unë jam i sigurt se ky është një vendim i marrë pas një keqinformimi të qëllimshëm nga Ambasadori Lu në Departamentin e Shtetit"-thekson Llalla.

Ish-prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla nuk do t’i nënshtrohet procesit të vetingut.  Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se ka vendosur ndëprerjen e procedurave për Llallën, pasi ai hoqi dorë nga e drejta për te qene pjese e sistemit te drejtesise.

https://blogs.wsj.com/riskandcompliance/2018/02/16/u-s-bars-former-top-a...

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.