Zbulohet Megalopoli i majave në xhunglën e Guatemalës(foto/video)

Postuar në 02 Shkurt, 2018 01:02

Po konsiderohet si një ngjarje e madhe për arkeologjinë e majave. Zbulimi i një Megalopoli antik, në xhunglat e Guatemalës, zgjeron edhe më shumë njohuritë rreth një qytetërimi që bashkë me atë të aztekëve apo të fiseve të tjera të Amerikës Latine dhe Qendrore, përbëjnë atë që quhet arkeologjia e shekullit të 21-të. Përmes teknikave të gjurmimit me lazer – LiDAR/Gjurmimi dhe Matja me Dritë - është identifkuar një qendër e stërmadhe banimi me 60 000 shtëpi, pallate, rrugë etj., që sugjerojnë se qyetërimet parakolumbiane kanë qenë shumë më të sofistikuara nga sa mendohej deri më tani. Kërkimi po kryhet nga një bashkim studiuesish që drejtohet nga fondacioni PACUNAM në Guatemala dhe në kuadër të tija janë skicuar me hartë 2 100 km2 në rajonin e Peten.

Sipas vlerësimeve të para, mendohet se 1200 vjet më parë, në Amerikën Qendrore shkëlqeu një qytetërim që krahasohet për nga sofistikimi me Greqinë antike dhe Kinën. Rrugë të gjera të ndërlidhura, taraca dhe sisteme të bujqësisë intensive, gjithçka e zhvilluar, projektuar dhe zbatuar ndonëse siç dihet majat nuk përdornin rrotën apo kafshët e ngarkesës. Një prej studiuesve, Marcello Canuto është shprehur se bashkë me Angkor Wat në Kamboxhia, rajoni i Peten hedh poshtë idenë perëndimore të determinizmit gjeografik, sipas të cilit në zonat tropikale nuk mund të zhvillohet qytetërimi kompleks.

https://news.nationalgeographic.com/2018/02/maya-laser-lidar-guatemala-pacunam/?utm_source=Facebook&utm_medium=Social&utm_content=link_fbp20180201news-lidarmayasite&utm_campaign=Content&sf181002740=1

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.