Meta i shkruan Trump

Postuar në 22 Dhjetor, 2017 21:11

Presidenti Ilir Meta nuk ka vonuar për të çuar më tej betejën politike me kryeministrin Edi Rama duke shfrytëzuar qëndrimin kundër të Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara lidhur me rezolutën ndaj Jeruzalemit.

Ai i është drejtuar me një letër presidentin amerikan, Donadld Trump ku përveçse i shpreh keqardhjen thotë se do kërkojë shpjegime për votën kundër të Shqipërisë, e cila sipas tij bie ndesh me interesat e partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Dëshiroj të shpreh keqardhjen e madhe për votën e Shqipërisë dje në OKB kundër aleatit dhe mikut tonë më të madh, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo votë është marrë pa asnjë konsultim paraprak me institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe as me Kuvendin e Shqipërisë dhe nuk pasqyron qëndrimin dhe vullnetin e popullit dhe kombit shqiptar, i cili nuk harron dhe nuk do të harrojë asnjëherë mbështetjen e SHBA në momentet më të vështira të ekzistencës së tij. Do të kërkoj personalisht shpjegime dhe sqarime për këtë qëndrim dhe vendim të qeverisë që bie ndesh me marrëdhëniet e partneritetit tonë strategjik dhe interesat tona kombëtare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.