Tjetër goditje për LSI-në, këtë radhë për kontratat e lobimit

Postuar në 16 Dhjetor, 2017 12:25

Pas sulmit të Erion Braçes se ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti firmosi një kontratë qiradhënie për tokë bujqësore me Kelmend Balilin, LSI goditet sërish, këtë radhë për financime të dyshimta në fushatën zgjedhore.

Shqiptarja.com, gazeta me interesa pranë qeverisë në pronësi të Karlo Bolinos i referohet një raporti të KQZ-së që thotë se  Lëvizja Socialiste për Integrim i ka deklaruar kontratat e lobimit të fushatës në KQZ, por nuk justifikon dot burimin e parave. Në relacion thuhet se Lëvizja Socialiste për Integrim ka deklaruar një kontratë me kompaninë MCKEON GROUP, në vlerën 1,942,500 lekë.

Këtë shumë LSI nuk e justifikon me dokumentacion ligjor. Nga verifikimet, kompania MCKEON GROUP, në SHBA, ka si objekt lobimin dhe konsulencën. KQZ e ka konsideruar në kundërshtim me ligjin edhe një kontratë tjetër të LSI me kompaninë JPM Strategic Solution LLc USA, me vlerë 1,414,465 lekë plus tatim në burim në vlerën 429, 340 lekë. Kompania JPM Strategic Solution LLc USA, me qendër në Uashington, ka si objekt sondazhe për opinionin publik. Në relacionin e KQZ thuhet gjithashtu se LSI ka pranuar dhurime për fushatën zgjedhore në kundërshtim me ligjin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.