Përçarje SHBA-Gjermani në NATO për qëndrimin ndaj Rusisë

Postuar në 09 Dhjetor, 2017 10:41

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë aksion të unifikuar të NATO-s për verifikimin e veprimeve të Rusisë në zbatim të Traktatit për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme (INF). Lajmi publikohet nga revista gjermane “Spiegel” sipas të cilës, ka qenë një takim i krerëve të Aleancës katër javë më parë ai që ka evidentuar shqetësimet në rritje të SHBA. Sipas revistës sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis ka prezantuar dëshmi apo prova të fotografimeve ajrore që flasin për zhvillimin nga ana e rusëve të një sistemi raketash balistike bërthamore,  quajtur SSC-8.

Kjo platformë bie ndesh me detyrimet që rrjedhin nga traktati i nënshkruar 30 vjet më parë nga ish-lideri sovjetik, Mikhail Gorbachov, dhe siç nënvizon revista, ajo vë në pikëpyejtje sigurinë e Euroipës.

SHBA ka kërkuar unifikim qëndrimesh, aksion të përbashkët edhe pse për arsye sigurie nuk ka pranuar të ndajë shumë informacion. Kjo është edhe pika delikate e çështjes, pasi një verpim diplomatik dhe verifiikim në këtë drejtim do të acaronte edhe më tej marrëdhëniet me Moskën.

Një arsye që jepet pse Rusia ka nisur ndërtimin e sistemeve që lëshojnë raketa balisitike nga toka, me rreze 3300-5000 km është interesi i saj për të pushtuar Baltikun dhe parandalimi me këtë rast i ndihmës së NATO-s në drejtim të vendeve të vogla në veriperëndim të Rusisë.

Duke qenë se zyrtarizimi i qëndrimeve në këtë drejtim do të kërkonte më tej marrjen e masave mbrojtëse siç është vendosja e raketave me rreze të mesme në Europë, vetë kjo e fundit me Gjermaninë në krye ka qenë shumë e kujdesshme. Revista citon burime sipas të cilave edhe javën që shkoi Berlini ka ndërmarë një seri veprimesh që të bllokojë daljen me një qëndrim për këtë çështje.

http://www.spiegel.de/international/world/us-delivers-ultimatum-to-nato-...

Presidenti gjerman Sigmar Gabriel deklaroi pak ditë më parë se ai është kundër një Lufte të Ftohtë 2.0. Sipas tij ecja në drejtimin që kërkon SHBA çon në një garë të re armatimi bërthamor.

SHBA kërkon nga ana e saj një reagim nga Këshilli i NATO-s bashkë me një deklaratë se Rusia ka shkelur detyrimet e Traktatit INF që lexohet si prapakthim I atij procesi çarmatimi që u pagëzua tri dekada më parë.  Dhe këtu ka me vete vendet baltike çka sipas Spiegel përbën në thelb një zhvillim strategjik për Rusinë e që është përçarja e NATO-s.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.