“Santa Quaranta”, nga inaugurimi te sekuestrimi (Video)

Postuar në 24 Nëntor, 2017 20:25

Policia sekuestroi këtë të premte hotelin luksoz “Santa Quaranta” në bregdetin e Sarandës në pronësi të vëllezërve Balili, pasi njëri prej tyre Klemend Balili është në kërkim ndërkombëtar si kreu i një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Ish-zyrtari i qeverisë Rama arriti t’i shpëtonte arrestimit ndonëse për të kishte një urdhër-ndërkombëtar arresti. Ish-ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri kishte deklaruar se policia ishte afër arrestimit, por dyshimet e forta janë se aksioni është dekonspiruar si në rastet e tre ish-drejtuesve të policisë që akuzohen për lidhje me grupin Habilaj. Shiritat e inaugurimit të këtij hoteli luksoz i ka prerë ish-bashkëkryetari i koalicionit për Shqipërinë, Ilir Meta, ish-ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe ish-deputeti i zonës Koço Kokëdhima.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.