863 mijë eurot dyshohet se janë të Tahirit

Postuar në 20 Nëntor, 2017 21:16

Prokurorët e Krimeve të Rënda, Gentian Osmani dhe Elisabeta Imeraj dyshojnë se paratë e sekuestruara në automjetin e biznesmenit O.S., lidhen me ish-ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri.

Sipas tyre, itinerari që makina u nis nga Rinasi ishte i çuditshëm. Ata i thanë Gjykatës se gjetja e 250 eurove false në sasinë prej 863 mijë eurosh vërteton se nuk janë tërhequr nga banka dhe ishin të hedhura kuturu në makinë.

Por avokati i O.S. tha se paratë janë nga aksionet e shitura në një bankë, 1.3 milionë euro  dhe i ka mbajtur në shtëpi. Megjithatë Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi që i riu O.S. të mbahet në burg, pasi hetimeve u shtohet edhe dosja voluminoze e ardhur nga Italia, të cilën Ministria e Drejtësisë e ka përkthyer dhe ia ka dorëzuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.