Ku është Drejtori i Policisë së Shtetit?

Postuar në 03 Nëntor, 2017 12:37

Sot ka vizituar Tiranën ministri i Brendshëm i Italisë, Marko Miniti. Në krye të një delegacioni ku merrnin pjesë edhe përfaqësues të Gurdia di Finanza, Miniti ka takuar homologun Fatmir Xhafaj dhe në një fjalë të rasti, ndër të tjera tha:

“Më lejoni të falënderoj forcat e Policisë italiane, Policinë e Shtetit, GdF për punën  e jashtëzakonshme që kanë kryer këto vite. Gra dhe burra të Policisë Shqiptare, sepse në këto vite kemi pasur rezultatet që janë njohur dhe nga autoritete italiane. Ne duhet të godasim organizatat e mëdha të trafiqeve të paprekshmit, sepse në Europë, Itali, Shqipëri, nuk ka të paprekshëm. Ky është një objektiv që do të punojmë së bashku’, tha gjatë fjalës së tij, ministri i Brendshëm i Italisë”.

Një falënderim që kërkonte për protokoll prezencën e titullarit të Policisë Shqiptare, Haki Çako. I cili ka qëkurse shpërtheu çështja “Tahiri” që është zhdukur nga mediat. Në disa konferenca të fundit për shtyp, PSh është përfaqësuar nga drejtori i Drejtorisë së Krimeve, Josif Shtëmbari. Policia e Shtetit hodhi poshtë pak ditë më parë spekullimin e drejtueses së LSI-së, Monika Kryemadhi se Çako bashkë me familjen është larguar nga Shqipëria. Por fakt është se drejtori I Policisë nuk është shfaqur për asnjë çast.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.