Xhamia e re Vali-e-Asr në Teheran, pa minare dhe krejt ndryshe(foto)

Postuar në 25 Tetor, 2017 09:12

Kjo që shihni në foto është xhamia e re e Vali-e-Asr në Teheran dhe asaj i mungon minareja. Ndodhet në zonën e kryeqytetit Iranian që quhet Teatri dhe xhamia e re vjen në harmoni me të. Projektues të kësaj xhamie unike janë arkitektët Reza Daneshmir dhe Catherine Spiridonof. Duke qenë se konservatorët e shohin atë si një vazhdim plotësues të Teatrit, ndërtesë e realizuar para 1979-ës, objekti ka provokuar shumë debate. Ndonëse ishte parashikuar të inaugurohej këtë verë, fondet janë ndërprerë dhe interieri ka mbetur pa u përfunduar.

Gazeta “The Guardian” citon arkitektët që janë themelues të një studioje që po tërheq një rrymë të re në arkitekturën iraniane.

“Burimi ynë kryesor për këtë projekt është Kurani vetë. Ne u përpoqëm të skicojmë këtë xhami me modesti, thjeshtësi dhe besim dhe një xhami që do ta përftonte krenarinë e vet nga larësia e saj”, shprehen ata. Që shtojnë se u frymëzuan nga xhamia e Quba dhe nga xhamitë e para të myslimanëve që kishin si tipar të parë thjeshtësinë. Pranohet po ashtu se xhamia ka përtej funksionit parësor edhe një rol harmonizues me Teatrin duke inkuadruar objektet e reja të kultit në kohezionin urbanisitik të një kryeqyteti dhe jo thjesht duke shpallur ekskluzivitet hapësinor.

https://www.theguardian.com/world/2017/oct/23/a-modern-mosque-without-mi...

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Le te bej bota myslimane xhami moderene, le te bej ne te ardhmen drejt Europes edhe Turqia, ndersa neve do t' na mbeten xhamiat turko-osmane te hyrjetit dhe sundimit mesjetar, si njolla nenshtrimi deri ne shekullin e 21. Sepse ky vend ka politikane pa vetedije kombetare, pa pike idealizmi, pa guxim fare. Pasi i kane xhepat te mbushura me euro nga vellezerit siameze erdoganista dhe gylenalista!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.