teheran

Sulm me 100 të vrarë në Teheran

Postuar në 03 Janar, 2024 21:14

Dy shpërthime në ceremoninë përkujtimore të komandantit iranian Qaseem Soleimani lanë të vdekur 100 persona dhe plagosën dhjetëra të tjerë.

Televizioni shtetëror iranian raportoi për dy shpërthime në harkun kohor të 15 minutave gjatë një ceremonie në varrezat ku Soleimani është varrosur në qytetin juglindor të Kerman, pas vrasjes nga një dron amerikan.

“Teheran” nominohet për Emmy Award (VIDEO)

Postuar në 25 Shtator, 2021 15:57

Seriali izraelit “Teheran” është nominuar për çmimin prestigjioz, International Emmy Award, në kategorinë drama më e mirë. Personazhi kryesor i serialit është Tamar (i luajtur nga aktorja Niv Sultan), një agjente e Mosadit, e specializuar në hakerimin e kompjuterëve.

Ajo shkon në Iran në misionin e parë për të ndihmuar forcat e mbrojtjes së Izraelit të kryejnë një sulm ajror në reaktorët bërthamorë të regjimit iranian. Misioni dështon dhe e mbetur pa përkrahje, asaj i duhet të mbijetojë.

Xhamia e re Vali-e-Asr në Teheran, pa minare dhe krejt ndryshe(foto)

Postuar në 25 Tetor, 2017 09:12

Kjo që shihni në foto është xhamia e re e Vali-e-Asr në Teheran dhe asaj i mungon minareja. Ndodhet në zonën e kryeqytetit Iranian që quhet Teatri dhe xhamia e re vjen në harmoni me të. Projektues të kësaj xhamie unike janë arkitektët Reza Daneshmir dhe Catherine Spiridonof. Duke qenë se konservatorët e shohin atë si një vazhdim plotësues të Teatrit, ndërtesë e realizuar para 1979-ës, objekti ka provokuar shumë debate. Ndonëse ishte parashikuar të inaugurohej këtë verë, fondet janë ndërprerë dhe interieri ka mbetur pa u përfunduar.

Sulm me armë në parlamentin iranian dhe në mauzoleumin e Khomeinit

Postuar në 07 Qershor, 2017 09:25

Mediat raportojnë disa incidente me armë në kryeqytetin Iranian, Teheran. Në parlamentin e këtij vendi dhe në mauzoleumin e Ayatollah Khoeminit raportohet se disa persona kanë hapur zjarr ku thuhet se është plagosur një roje, ndërkohë që nuk kuptohet mirë se çfarë ka ndodhur. Sipas disa raportimeve në mauzolelum kanë hyrë tre persona, dy prej të cilëve kanë qëlluar mbi vizitorët, kurse i treti ka shpërthyer në një sulm kamikaze. Sipas agjencisë IRIB në parlament ka patur disa persona të armatosur me AK -47 dhe sulmet në të dy vendet ndodhën në të njëjtën kohë.

Zbulohen në Teheran vepra të panjohura të filozofit ibn Adi, i shkollës së kristianizmit siriak

Postuar në 08 Korrik, 2016 22:52

Janë zbuluar në një medrese në Teheran të Iranit rreth 20 vepra të panjohura të filozofit Yahya ibn Adi. Lajmi është bërë i njohur nga American Philosophical Association sipas të cilit kërkimi që çoi në zbulim i drejtua nga Rob Wisnovsky i McGil University.

Ibn Adi është një filozof kristian i shkollës siriake, i cili lindi në Tikrit të Irakut në vitin 893 e.s., asokohe qendër e kristianizmit siriak(ortodoks lindor) dhe njihet si përçues i veprave të Aristotelit që rihyri në Europë më vonë me ndërmjetësinë e filozofëve më të njohur si Averroe dhe Avicenna.

Subscribe to RSS - teheran