Nobeli për Paqen, listat informale: Nga Mogherini te Papa Françesku

Postuar në 05 Tetor, 2017 08:59

Çmimi “Nobel” për Paqen do të jepet këtë të premte, datë 6 tetor në Oslo të Norvegjisë. Juria përbëhet nga 318 persona që caktohen nga parlamenti norvegjez. Media të ndryshme flasin për disa kandidatë mes të cilëve Lions Club International, Julian Assange, Leonardo di Caprio, Jo Cox, Kisha Ortodokse Bullgare, David Bowie, Vladimir Putin dhe Donald Trump. Por sipas “The Guardian” këto emra publikohen përgjithësisht bazuar në thashetheme, ndonëse ka mes tyre edhe kandidatura të konfirmuara. Instituti Norvegjez për Paqen ka një listë të vetën dhe në të bëjnë pjesë Federica Mogherini dhe ministri i Jashtëm Iranian, Mohammad Javad Zarif. Të dy vlerësohen për marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe në kontekstin e tensioneve mes Koresë dhe SHBA-së, çmimi për këtë dyshe mund të jetë një mesazh politik.

Helmetat e Bardha në Siri dhe lideri I tyre Raed al Saleh është një tjetër emër. Grupi, i konsideruar si Mbrojtja Civile e Sirisë, është nominuar disa herë në vitet e kaluara dhe mbetet në listë.

Gazetari turk Can Dündar, që jeton aktualisht në ekzil në Gjermani. Ai është një kundërshtar i regjimit të Erdogan dhe drejtonte një gazetë republikane, shekullariste në Turqi. Arsyet e nominimit për këtë kandidaturë shihen te goditja simbolike ndaj pushtetit turk.

Një tjetër emër që përflitet është edhe Filippo Grandi, Komisioneri OKB-së për Refugjatët. Kjo nisur nga fakti se këto vite bota është përballur me një fluks shumë të madhe lëvizjesh dhe puna e OKB-së shikohet me shumë vëmendje. Agjencia në fjalë e ka marrë dy herë Nobelin, herën e fundit në vitin 1981.

Edhe Papa Françesku është një ndër emrat e përmendur, për qëndrimet ndaj varfërisë, emigracionit, drejtësisë sociale dhe ndryshimeve klimaterike. Duhet thënë se deri më sot nuk ka ndonjë Papë që ka marrë Nobelin për Paqe.

Dy kandidaturat e fundit janë Unionin Amerikan për Liritë Civile dhe Raif Badawi, një bloger saudit që fyente Islamin përmes faqes së tij dhe në komentet televizive.

https://www.theguardian.com/world/2017/oct/05/nobel-peace-prize-2017-who...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.