Këmbora e shurdhuar e antikomunizmit

Postuar në 16 Shtator, 2017 16:56

Partia Demokratike ka shpikur së fundmi një “betejë” mediatike që synon të pajtojë atë me karrocën e antikomunizmit. Një temë e vjetër në këtë tranzicion të gjatë, e kompromentuar dhe tallur nga kjo parti. 
Si nxitje për këtë “argument” oksigjenues për PD-në është prishja e një kulle në veri të vendit, që sipas PD-së është e Prek Calit të cilin ajo e cilëson si antikomunist. 
Grotesku vazhdon edhe më tej me një status të numrit tre të PD-së, Edi Paloka që gjen rastin të denoncojë sjelljen e deputetit Tomë Doshi. 
“Toma ,pasi u zgjodh deputet me siglen e Gjinushit, pasi votoi per kryeminister birin e Kristaqit dhe nipin e Spiro Kolekes, pasi votoi per Rucin dhe Xhafajn, pasi votoi pinjollet e Sul Bushatit e Llambi Gegpriftit…papritur “zbuloi” se keta i urrekan antikomunistet ,kur prishen kullen e Prek Calit”, shkruan Paloka. 
Mirë e ka zotëria, por ai nuk duhet të harrojë se është pjesë e një partie që zvarrit për 25 vjet çështjen e pronës, të të persekutuarve politikë, duke sabotiar vetë dy kauza morale dhe jo vetëm, që do të mund të shërbenin për të pastruar shoqërinë nga molepsja me të shkuarën e regjimit të Enver Hoxhës. 
Po kështu zotëria harron që kryetari i tij dhe ai vetë bënë marrëveshje me djalin e Kristaqit që duhet thënë se nuk e kanë aq armik sa duan të na e shesin, ndërkohë që edhe shokun Gramoz, për të cilin sot çfarë nuk thonë, nuk është se e shohin si komunist. 

Jemi para një subjekti të pandreqshëm, gënjeshtarësh të dëshpëruar që nuk duan të kuptojnë se qytetarëve shqiptarë u mjafton Lulzim Basha për gënjeshtra në me stë ditës. Një opozitë e vërtetë nis nga braktisja e zakoneve të këqija, nga rendja pas farsave si kjo me antikomunizmin. Këtu nuk po zëmë në gojë keqkuptimin dhe dëmin që i sjell PD-së vet pretendimi i sa për të pronësuar antikomunizmin pasi përveçse se sektarizon shoqërinë edhe këtu, ajo përjashton antikomunizmin si tipar të përgjithshëm të shoqërisë. Kush është ai antikomunist me ide të tilla që do të votonte dikur PD. 
Vlen kjo pyetje sidomos për një part deputetësh biznesmenë siç është katandisur kjo parti e që vështirë se i bashkëlidh me ide të mëdha, moral të shëndoshë, e ca më tepër me historinë e afërt të Diktaturës. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.